Friday, May 3, 2024

(Video) Boks-Ndeshje cilësore dhe emocionuese në ditën e parë të Kampionatit Kombëtar për moshat 15-16 vjeçare. Spikasin Vllaznia dhe Teuta me nga 5 fitore

Lexo

Dita e parë e Kampionatit Kombëtar të boksit për moshat 15-16 vjeçare, e cila është zhvilluar në palestrën e boksit Vllaznia është shoqëruar me një luftë të fortë sportive në mes ekipeve pjesëmarrëse. Kanë qënë plot 17 ndeshje, të cilat janë shoqëruar me një rivalitet dhe cilësi në ring duke marrë edhe duatrokitjet e të pranishmëve.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Klaudio Çekini ka spikatur në ditën e parë me pesë fitore, ndërkohë që po kaq të tilla ka realizuar edhe Teuta duke u shfaqur si dy ekipet më pretendente për fitimin e titullit kampion.

Pas Vllaznisë dhe Teutës vijnë Studenti me dy fitore për të vijuar më pas me Flamurtarin, Kukësin, Titans dhe Apoloninë me nga një fitore.

Kampionati Kombëtar i boksit për të rinjtë U16 vazhdon të shtunën me ditën e dytë, ndeshjet e të cilit do të zhillohen përsëri në palestrën e boksit Vllaznia, ndërkohë që dita e tretë dhe ajo finale është planifikuar të zhvillohet pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ku menjëherë pas saj do të jenë tra ndeshjet e boksit profesionist, mes të cilëve do të boksojnë edhe dy shkodranët, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa.

Rezultatet teknike të ditës së parë

50 kg.  Denis Hajdari(Vllaznia)-Lindjon Sulaj(Teuta), fiton Sulaj.

54 kg.  Xhulio Bajrami(Teuta)-Limon Heshta(Vllaznia), fiton Bajrami.

54 kg.  Renis Kadiu(Teta)-David Seraj(Flamurtari), fiton Seraj.

54 kg.  Rei  Dajzmali(Studenti)-Blero Hoxha(Patos)

  1. kg Luka Çallaku(Vllaznia)-Relvi Taçe(Teuta), fiton Taçe.
  2. kg Flavio Kastrati(Kukësi)-David Memushaj( Flamurtari), fiton Kastrati.
  3. kg Bujar Hekuri(Studenti)-Mirej Gurra(Tirana), fiton Hekuri.

60 kg.  Hansel Nuredini(Apolonia)-Drilon Hatija(Titans), fiton Hatija.

60 kg.  Ledion Kola(Teuta)-Alban Caushaj(Studenti), fiton Kola.

60 kg.  Arber Pajtoni(Tirana)-Gabriel Çermeli(Vllaznia), fiton Çermeli.

66 kg.  David Geraj(Kukësi)-Antonio Mani(Vllaznia), fiton Mani.

66 kg.  Xhoel Markja(Tirana)-Riduan Gashi(Studenti), fiton Gashi.

66 kg.  Elvis Meçe(Teuta)-Alio Troshani(Kukësi), fiton Meçe.

66 kg.  Kejsi Troshani(F.S.A)-Jurgen Daci(Tirana), fiton Troshani.

80 kg.  Skerdi Reka(Tirana)-Ledion Morinaj(Vllaznia), fiton Morinaj.

80 kg.  Uesli Porja(Studenti)-Dervish Kamberaj(Apolonia), fiton Kamberaj.

63 kg.  Jurgen Lazri(Vllaznia)-Matteo Ejup(Elbasani), fiton Lazri.

(Video) Pamje nga ndeshjet e ditës së parë të Kampionatit Kombëtar të moshave 15-16 vjeçarë)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img