Sunday, April 28, 2024

(Video) BOKS-Nënkampioni i Botës, Adam Maca dhe trajneri Klaodio Çekini priten me respekt dhe ovacione nga tifozëria kuqezi dhe autoritetet e sportit shqiptar

Lexo

Dy ditë më parë regjistroi suksesin më të madh në historinë e boksit shqiptar duke u ngjitur në podiumin e Kampionatit Botëror të Boksit U-16 zhvilluar në Armeni, ndërkohë të martën  Adam Maca, sportisti i klubit të boksit shkodran, “North Boxing Albania”, ka qënë protagonisti i një feste kuqezi të improvizuar në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit në momentin që kombëtarja e boksit mbërriti nga Armenia.

Një pankartë dedikuar Adam Macës me grupin e ardhur nga Mirdita, prej nga janë prindërit e tij, grupimi i boksierëve të klubit shkodran që përfaqëson Adami me trajnerin Emiliano Çekini, përfaqësues të ekipeve të boksit të klubit Tirana, që valvitnin flamujt shqiptar, si dhe autoritete të sportit shqiptar, kanë asistuar në momentin e mbërritjes së delegacionit sportiv shqiptar në Rinas.

I lindur në Angli, aty ku edhe ai jeton, emocionet e suksesit në botëror, boksieri Maca, i ka shprehur shkurt, me një shqipe të përzier, ndërkohë që më pas ka folur edhe trajneri i tij, Klaodio Çekini.

I emocionuar është shprehur edhe babai i Adamit, Vladimir Maca, i cili ka qënë në cilësinë e zv.trajnerit të kombëtares.

Për të respektuar suksesin e kombëtares së boksit dhe në veçanti, titullin nënkampion bote nga ana e Adam Maces, në pritjen e organizuar në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, kanë qënë të pranishëm edhe autoritetet e sportit, Zv.Ministri i Sportit, Endrit Hoxha, Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit Florend Kalivopulli, si dhe zv.President i KOKSH.

(Video) Pamje nga atmosfera e pritjes festive të nënkampionit të Botës, boksierit Adam Maca si dhe trajnerit të tij Klaodio Çekini. Në vijim prononcimet e boksierit Adam Maca, trajnerit të tij Klaodio Çekini, zv.trajnerit Vladimir Maca(babai i Adamit), si dhe autoritetet e sportit, Florend Kalivopulli, President i Federatës Shqiptare të Boksit, Endrit Hoxha Zv.Ministër i Sportit, Erlind Pëllumbi Zv.President i KOKSH).

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img