Sunday, May 12, 2024

Kupa e Shqipërisë mbyll ndeshjet eleminatore të 1/16-ave. Në turin tjetër, për 1/8-tat, Vllaznia pret Flamurtarin

Lexo

Janë mbyllur 8 ndeshjet e Kupës së Shqipërisë,takime këto të vlefshme për turin e 1/16-ave. Një lumë golash janë shënuar në këto sfida, teksa ekipet pretendente kanë vazhduar rrugëtimin në këtë turne.

Elbasani siguron biletën për në fazën tjetër,teksa mposhti 3-2 Kastriotin.  Skënderbeu kalon pa probleme Turbinën,me korçarët që triumfojnë 4-0.

Edhe Dinamo triumfon ndaj Orikut, me “Blutë” që sigurojnë fitoren 2-0. Po me këtë rezultat ka triumfuar edhe Flamurtari, ndërkohë Lushnja ka fituar 3-0 ndaj Tomorit.

Apolonia gjithashtu kalon në fazën tjetër pasi mposhti 2-1 Luzin. Teksa pas 90-të minutave nuk pati fitues në takimin mes Bylisit dhe Vorës në 2-2 dhe Korabit dhe Besës po 2-2, dhe këto dy sfida shkuan në shtesë. Pas 30 minutave shtesë nuk pati ndryshim të rezultateve dhe në këtë mënyrë u gjuajtën penalltitë dhe pas gjuajtjes së penalltive kualifikohen Korabi dhe Bylisi.

Ndërkohë pas mbylljes së ndeshjeve të ditës së sotme janë përcaktuar dhe çiftet e 1/8 të turit të tretë të Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia, e cila e nis kompeticionion e Kupës nga turi i 1/8-tave, do të përballet me Flamurtarin e Vlorës, skuadër e cila eleminoi Burrelin me rezultatin 2 me 0.

Njihuni me çiftet e turit të 1/8-tave të Kupës së Shqipërisë:

Partizani-Apolonia

Tirana-Korabi

Egnatia-Lushnja

Vllaznia-Flamurtari

Laçi-Dinamo

Teuta-Skënderbeu

Kukësi-Elbasani

Erzeni-Bylis

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img