Thursday, April 18, 2024

(Video) Boks-New York / Armando Gjetja, kampioni shkodran që po afirmohet në duelet e boksit në kafaz

Lexo

Quhet Armando Gjetja, një shkodran që është rritur në Itali, ndërkohë që ka 6 vite që jeton së bashku me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasionin e tij për sportin e boksit e ka ushqyer që në fëmijëri, por kushtet jo shumë të favorshme nuk ia mundësuan ta ushtronte në Shqipëri dhe Itali, ndërkohë që në ëndrrën e tij po e realizon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me mbështetjen e të atit, Gjon Gjetjes, që në New York ku jeton dhe punon familjarisht, gëzon një respekt të madh nga ana e komunitetit shqiptar dhe më gjërë, Armando nisi të ushtrojë pasionin e tij për sportin e boksit.

Trajneret dhe specialistët e parë me të cilët ai kontaktoi e rekomanduan t’i bashkangjitej disiplinës së boksimit në kafaz. Dhe, nuk gabuan, sepse shumë shpejt Armando do të jepte sinjalet e para të një boksieri potent.

Inkuadrimi në ndeshjet zyrtare të disciplines MMA regjistroi edhe sukseset e padiskutueshme në ring duke avancuar me një bilanc shumë pozitiv. Pesë fitoret, ndër to katër me KO, flasin vetë për nivelin e lartë që Armando ka paraqitur në ndeshjet e zhvilluara.

Pamjet në video që shoqërojnë shkrimin tregojnë qartë, forcën, teknikën dhe  talentin që shpalos Armando në dyluftimet e tij duke i mbyllur ndeshjet me goditje fatale ndaj kundërshtarit që i japin fitoren me KO.

Në komunikimin që Veriu Sport kishte me vetë Armandon dhe babain e tij, Gjon Gjetja që e mbështet djalin e tij në këtë rrugëtim, sa të vështirë, por edhe të bukur, mësojmë se Armando do të jetë në ring pas pak ditësh në një ndeshje shumë të rëndësishme.

Bëhet fjalë për një ndeshje titulli në federatën MMA, e cila do të zhvillohet në verilindje të SHBA-së. Konkretisht, sfida në fjalë do të jetë me datë 12 maj në Atlantic City tek Casino “Tropicana Resort”.

Një sukses i mundshëm në këtë ndeshje, hap shumë mundësi të reja për Armando Gjetjen në afirmimin e tij edhe më të madh në boksin amerikan, përfshirë edhe federatën e UFC, e të tjera në vazhdim.

Përmes këtij shkrimi, Veriu Sport, përfiton nga rasti të informojë pasionantët e sportit të boksit në kafaz, dhe kryesisht komunitetin shqiptar që të mbështesin boksierin shqiptar nga Shkodra në duelin e datës 12 maj që do të zhvillohet në Atlantic City tek Casino “Tropicana Resort”.

(Video) Disa nga ndeshjet e fundit të boksierit shkodran, Armando Gjetja të zhvilluara në Amerikë të mbyllura me KO.)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img