(Video) BOKS-Vëllezërit Çekini, themeluesit e “Tërbuni Boks” që po spikasin me kampionët e tyre në Shqipëri dhe Europë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pak më shumë se dy vite më parë, dy vëllezërit kampion të boksit shkodran Klaodio dhe Emiliano Çekini, në bashkëpunim me Bashkinë Pukë dhe personalisht kryetarin pasionant të sportit, Rrok Dodaj, krijuan ekipin “Tërbuni Boks”.

Një sport ky pa traditën e duhur në qytetin e Pukës, por falë përkushtimit dhe profesionalizmit në proçesin stërvitor të vëllezërve Çekini, arritën që shumë shpejt të korrin sukseset e njëpasnjëshme duke u rreshtuar mes më të mirëve të Kampionatit Shqiptar, ndërkohë që spikatën edhe në veprimtaritë e ndryshme Ballkanike, Europiane dhe Botërore, me talentët, Jurgen Lazri, Adam Maca, Kristian Jubani etj.

Suksesi më i fundit është ai që boksierët e Tërbunit regjistruan në Kampionatin Kombëtar të Boksit për Kategorinë e moshës U15 të zhvilluar zhvilluar në qytetin e Fierit, aty ku dy boksierët e talentuar pukjanë u ngjitën në podiumin e fituesve.

Më i spikaturi është Biordi Çekini, konkurues në peshën deri në 46 kg ku u shpall kampion kombëtar si dhe në përfundim të aktivitetit u vlerësua me një kupë personale si boksieri më i mirë i kampionatit.

Ndërkohë, boksieri tjetër i peshës deri në 60 kg, Roald Mehilli u rendit i dyti duke merituar medaljen e argjendtë të nënkampionit.

Në prononcim e dhënë për Veriu Sport, trajneri Klaodio Çekini flet për suksesin e dy boksierëve Biordi Çekini dhe Roald Mehilli, si ardhmen e ekipit “Tërbuni Boks”.

Sa i përket Biordi Çekinit, Klaodio vlerëson edhe suksesin e muajit të kaluar ku ai spikati në Kupën Ndërkombëtare të Portugalisë ku u shpall boksieri më i mirë i aktivitetit, ndërkohë që është në pritje të konkurimit në një tjetër aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, siç është Kampionati Europian it ë rinjëve.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të boksit Klaodio Çekini mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img