Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit organizoi në Tiranë Kampionatin Kombëtar të Bilardos në disiplinën 8-Gurë.
Në finalen e madhe të kampionatit u përballën Besar Spahiu dhe Ernesto Gjoni, duke dhuruar një sfidë spektakolare për sportdashësit e bilardos.
Kampion Kombëtar për vitin 2026 u shpall Besar Spahiu, sportist i ekipit të Tiranës, i cili triumfoi dhe ngriti trofeun e kampionit.
Vendin e dytë e meritoi Ernesto Gjoni, përfaqësues i Besëlidhjes Lezhë.
Në vendin e tretë u renditën Ermal Dyli nga Durrësi dhe Julian Xhafa i Apolonisë Fier.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve morën pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit, Edmond Loku, trajneri i KS Tirana, Ylli Gordani, si dhe prof. Roland Panozaqi, i cili dorëzoi kupën për kampionin Besar Spahiu.


