(Video) Brikeno Bizi: Respekt për Malisheven, por Vllaznia kualifikohet! Ftoj tifozët shkodranë ta mbështesin skuadrën në këtë sfidë të parë të Conferencë League. Të enjten, ora 20: 00 në “Loro Boriçi”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Të enjten, ora 20:00, Vllaznia pret në stadiumin “Loro Boriçi” Malisheven e Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë të UEFA Conferencë League.

Për ish futbollistin e njohur të Vllaznisë Brikeno Bizi, djalin e legjendës së futb ollit shqiptar, Sabah Bizi, i cili sot është trajner i Vllaznisë B, skuadra kosovare duhet vlerësuar, por nga ana tjetër ka bindjen se përvoja e Vllaznisë do të bëjë diferencen në këtë sfidë në favorin e kuqebluve.

Bizi flet edhe për vështirësitë që ka pasur tekniku Martini për të riformatuar skuadrën pas largimeve jo të pakta Vllaznia, por me ato që ka në dispozicion, mendon se tekniku kuqeblu do t’ia dalë për të hedhur në fushë një skuadër fituese.

Sa i takon tifozëve, Bizi pranon se mosfitimi i titullit kampion sezonin e kaluar futbollistik është shoqëruar me një ftohje të tifozëve kuqeblu me skuadrën, por nga ana tjetër i bën thirrje fansave kuqblu të mbushin stadiumin “Loro Boriçi” për të mbështetje të skuadrës.

(Video) Proncimin e plotë të ish futbollistit të Vllaznisë, sot trajner i Vllaznisë B, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img