(Video) Çiklizëm-Luis Margjoni, përsëri në podium! Pas trofeut një javë më parë “Kupa e Veres Elbasan”, çiklisti i talentuar shkodran, fiton edhe trofeun “Kupa 26 Marsi Kavajë”

Është vetëm 15 vjeç, por brenda harkut kohor të një jave, çiklisti i talentuar shkodran Luis Margjoni, fiton dy trofe shumë të rëndësishëm të aktiviteteve kombëtare të organizuara nga Federata Shqiptare e Çiklizmit.

Javën e kaluar, ku ishte edhe debutimi i tij i parë në një garë zyrtare çiklistike me uniformën e Vllaznisë, Luis Margjoni shpallet fitues i vendit të parë dhe njëkohësisht të trofeut përkatës për kategorinë Kadet, “Dita e Veres”, organizuar në qytetin e Elbasanit.

Nga Elbasani në Kavajë, ku në harkun kohor të një jave, talenti shkodran Margjoni i drejtuar nga trajneri i tij Leonat Kola, rrëmben edhe një trofe tjetër, atë të Kupës “26 Marsi”, që organizohet tradicionalisht në këtë qytet me pjesëmarrjejn e të gjitha ekipeve Shqiptare, gjithashtu edhe ekipi kombetar i Kosoves edhe ekipi MK Velesh nga Maqedonia e Veriut

Nëse për suksesin e javës së kaluar, specialistët pranë Federatës Shqiptare të Çiklizmit e konsideruan si një surprizë rezultatin e arritur nga një 15 vjeçar që zhvillon garën e parë zyrtare, përsëritja e këtij suksesi brenda një jave në aktivitetin tjetër të Kavajës, dëshmon qartazi, se tashmë çiklizmi shqiptar ka të bëjë me një talent të spikatur të këtij sporti. Ndaj edhe përgëzimet, motivimet dhe mbështetja për të vijuar me sukses rrugën e bukur të çiklizmit, nuk kanë munguar nga organizatorët ndaj djaloshit të talentuar shkodran.

Konkretisht, suksesin e aktivitetit “Kupa 26 Marsi”, organizuar nga Federata Shqiptare e Ciklizmit ne bashkepunim me Bashkinë Kavajë, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Luis Margjoni e arriti në konkurimin e Kadetëve duke mbërritur i pari në finish me kohën 1 orë, 29 minuta dhe 25 sekonda dhe duke lënë pas rivalët e tij, Nedion Demiri i Skënderbeut dhe Dion Bytyqi i Kosovës, me 1 dhe 2 sekonda më shumë.

Në garat e tjera, për konkurimin femra, vendin e parë e meritoi Maja Boje e Tiranës, për junior Leo Piku i Studentit, për Elit U-23, Henri Hysa i Tiranës. Ndërkohë që, në këtë aktivitet kanë pedaluar edhe veteranë, ku figurën më të mirë sportive e ka bërë çiklisti shkodran, Ardit Kraja, i shpërblyer me diplomë përkatëse.

Rezultatet teknike të Kupës 26 Marsi-Kavajë, në çiklizëm

Femra

1-Maja Boje 3h 20m 01s Tirana

2-Marsela Luzi 3h 30m 04s Teuta

Kadet

1-Luis Margjoni 1h 29m 35s Vllaznia

2-Nedion Demiri 1h 29m 36s Skemderbeu

3- Dion Bytyqi 1h 29m 37s Kosova

Junior

1-Leo Piku 2h 52m 45s Studenti

2-Festim Kurti 2h 56m 15s Prishtina

3-Visar Nuhaj 2h 56m 16s Kosova

Elit U23

1-Henri Hysa 3h 23m 45s Tirana

2-Olsion Veliaj 3h 23m 46s Tirana

3-Tefik Salahi 3h 23m 47s MKV Velesh

(Video) Pamje nga gara e Kupës “26 Marsi Kavajë” në çiklizëm dhe ngjitja në podium e çiklistit fitues të Vllaznisë, Luis Margjoni. 

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu