Sunday, May 19, 2024

(Video) Ditë e veçantë për Elmando Gjinin. Ka lindur në Shkodër, është rritur në Suedi, firmos në janar për Teutën, vjen e luan në “Loro Boriçi” plot emocion përballë Vllaznisë

Lexo

Për Elmando Gjinin, djaloshin shtatlartë që po shkëlqen në radhët e Teutës, ndeshja e së shtunës së 10 shkurtit 2024 në stadiumin “Loro Boriçi” do të mbetet e veçantë.

Ai në fakt ka lindur në Shkodër, dhe që në moshë fare të vogël, prindërit e morën me vete në emigrim duke u formuar si futbollist në Suedi. Më pas, transferohet në Itali, ndërkohë që bëhet pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë deri tek U21.

Në merkaton e janarit vihet në dispozicion të Edi Martinit duke luajtur për Teutën e Durrësit, aktivizimi i të cilit, bie menjëherë në sy të opinionit sportiv. I tillë ishte edhe në sfidën, Vllaznia-Teuta për javën e 23-të të kategorisë Superiore, ku mori vlerësime pozitive në detyrën shumë të vështirë për të mbuluar golashënuesin më të mirë të kampionatit, Bekim Balaj.

Prindërit i ka në Suedi, por në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi”, Elmando kishte gjyshin e tij, Zef Gjinin, kryetarin e shoqatës së zejtarëve të Shkodrës, i cili krenohej me nipin e tij, teksa e shikonte të luante në stadiumin e Shkodrës, një ëndërr që në fakt, e shoqëronte prej vitesh.

E gjitha kjo është përjetuar me shumë emocion edhe nga vetë Elmando, gjë të cilën, nuk ka nguruar ta shprehë edhe në prononcimin e tij të pas ndeshjes me gazetarët shkodranë, ku ndër të tjera, shprehet i kënaqur që është bërë pjesë e Teutës në këtë sezon futbollistik.

(Video) Prononcimin e plotë të Elmando Gjinit, mund ta ndiqni në kamalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img