Thursday, September 19, 2024

(Video) e veçanta e Triathlon Labeat edicioni i 13-të. Në garë babë dhe vajzë, kampioni disa vjeçar Bledar Mesi dhe Hera 10 vjeçare, më e vogla e aktivitetit

Lexo

Edicioni i 13-të i Triathlon Labeat  zhvilluar të dielën e 1 shtatorit 2024 në pikën turistike të Shirokës-Shkodër, krahas të tjerave kishte edhe një të veçantë. Në garë ishin edhe dy përfaqësues të familjes “Mesi”, kampioni disa vjeçar Bledar Mesi, dhe vajza e tij, Hera 10 vjeçare, më e vogla e krejt pjesëmarrësve.

Me një karrierë shumë të pasur si atlet kampion me Vllazninë, në vijim edhe në kampionatet ndërkombëtare të veteranëve të atletikës, por edhe në tradicionalen “Triathlon Labeat”, Bledari ia ka përcjellë pasionin për sportin edhe dy fëmijëve të tij, Leon, që ka konkuruar në disa edicione në Triathlon Labeat, ndërkohë që tashti luan futboll me ekipin Dinamo U18, si dhe Hera 10 vjeçare, e cila u ngjitë në podiumin e fituesit, ashtu si babai i saj, Bledari.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, babë dhe vajzë, Bledar dhe Hera Mesi, flasin për traditën sportive në familjen e tyre, si dhe pritshmëritë për trofe edhe në aktivitet e ardhshme.

(Video) Bledar Mesi dhe vajza e tij Hera 10 vjeçare, flasin për pjesëmarrjen në Triathlon Labeat 2024, Shirokë-Shkodër.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img