Saturday, July 27, 2024

(Video) Egnatia e Kupave të Europës pret Skëndërbeun debutues. Trajneri Tetova, larg euforisë, vlerësim maksimal për “Ujqërit e Dëborës”!

Lexo

Prononcimi i teknikut rrogozhinas në pragndeshjen, Egnatia, Skënderbeu

“Sezoni i ri do ta nisim me të njëjtën stad si vjet, nisja është e vështirë por mund të bëjmë mirë me angazhimin e të gjithëve. Është shumë shpejt për të folur për kundërshtarët tanë, përveç klubeve të Tiranës dhe Vllaznisë pasi nuk kemi shumë informacione për të tjerat. Kemi marrë lojtarë të rinj, jo të gjithë janë të gatshëm për grupin, me kalimin e ndeshjeve do ta shohim si do të shkojë, mendoj që të gjithë lojtarët që kemi zgjedhur kanë kualitet. Mendoj se formula e re do të na ndihmojë edhe pse nuk e kemi eksperiencën, por siç është e mirë për një skuadër që mund ta favorizojë mund të jetë e dëmshme për një tjetër. Ndeshjet me finale janë të bukura dhe shpresoj të jemi një nga ato të 4 dhe ta shijojmë.

Kjo nuk është domethënëse fare që Skënderbeu vjen nga Kategoria e Parë, të gjithë i dimë cilësitë e tyre, dihet historia. Ne do tregojmë një nivel të lartë dhe për në vazhdimësi. Planet e mia, çdo gjë është super e suksshme, bonusi i madh ishte fitimi i Kupës së Shqipërisë. Do të bëjmë sa më mirë në këtë fillim kampionati. Egnatia nuk ka shfaqur probleme gjatë kampionatit edhe me Interin ishte një tregues shumë i mirë i kësaj. Gjëja që më kënaq më tepër është kompaktësia e grupit”, tha ndër të tjera, njëshi i pankinës rrogozhianse, Edlir Tetova.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img