Friday, April 19, 2024

(Video)-(Ekskluzive) Jasmin Rraboshta, shkodrani që luan për Vorën, golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë

Lexo

Jasmin Rraboshta, futbollisti shkodran që krahas Vllaznisë, klubi ku u formua si futbollist dhe luajti për shumë vite, e vazhdoi karrieren e tij sportive në disa klube futbolli, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Së fundmi, në këtë sezon futbollistik, Rraboshta, është pjesë e ekipit të Vorës, konkurues në grupin A të kategorisë së dytë. Aktivizim, të cilin, Rraboshta po e bën në mënyrën më të mirë, pasi golat e tij kanë kontribuar në fitoret e Vorës, skuadër e cila kryeson renditjen me 32 pikë. Në ndeshjen e fundit, atë të javës aë 14-të, të cilën Vora e luajti në transfertë me Adën e Velipojës, Rraboshta nuk ishte në fushë duke e ndjekur sfidën nga pista. Veriu Sport, përfitoi nga rasti që të realizojë një intervistë me shkodranin Rraboshta, të cilën ju ftojnë ta lexoni më poshtë.

Rraboshta, ju shikojmë në pistë. Arsyeja që sot jeni jashtë fushës në sfidën Ada-Vora?

Arsyeja është sepse kam plotësuar numrin e kartonave.

Si duket përvoja e bashkëpunimit me Vorën?

Përvoja me Vorën është shumë mirë, kemi objektivin për të dalur në Kategorinë e Parë dhe shpresojmë ta realizojmë.

Jeni i kënaqur deri tani me ecurinë e skuadrës?

Normalisht jam i kënaqur dhe jemi duke punuar për arritjen e objektivave.

Në stafin teknik keni një trajner me shumë emër si Artan Mërgjyshi, por edhe drejtorin sportiv shkodranin Arbis Vjerdha, një emër shumë i njohur në fushën e sportit. Duket se Shkodra ka bashkëpunim me Vorën.

Shkodra ka bashkëpunim me gjithë Shqipërinë, furnizon të gjithë ekipet me lojtarë dhe trajnera. Është diçka shumë e mirë.

Si do të jetë vazhdimësia e Rraboshtës nëse Vora kualifikohet në Kategorinë e Parë?

Të shohim, të realizojmë objektivin dhe pse jo të bashkëpunojmë dhe një vit tjetër.

Jeni autor i dhjetë golave, cili është objektivi juaj, synoni Këpucën e Artë në këtë kategori?

Objektivi im është të ndihmoj ekipin të ngjitet në Kategorinë e Parë, çfarë ndodh në aspektin personal është plus për mua.

E ndiqni Vllazninë? Keni dalur nga klubi kuqeblu dhe keni luajtur aty.

Normal si shkodran e ndjek, është shumë emocion. Shpresoj që ta arrijnë objektivin e tyre dhe ta arrijnë titullin e dhjetë kampion.

E shikoni Vllazninë si pretendente për titull? Ndërkohë është në garë edhe për Kupën e Shqipërisë.

Sivjet Vllaznia është pretendete për titull, por nuk duhet të bëjmë më hapa fallc tani e prapa. Shpresoj që sivjet të marrim kampionatin.

Kthehemi te Vora ku ju jeni pjesë, ku e shikoni Vorën në fund të sezonit?

Në fund të sezonit e shoh në vendin e parë në renditjen e tabelës dhe sot një vit pjesëmarrëse në Kategorinë e Parë dhe pretendente për t’u ngjitur në Superligë.

Vora ka ecur me investimet e fundit në infrastukturë, në staf dhe në shumë elemente.

Po, është investuar shumë në të gjitha fushat sportive, është bërë një stadium i ri, një investim shumë i mirë në futbollin shqiptarë dhe shpresoj të ketë shumë investime të tjetra si Vora.

Shikojmë edhe shumë emra të njohur si Magani, portjeri Hidi, trajneri Mërgjyshi, pra ka pamjen e një skuadre superiore.

Po, është e vërtetë. Ekipi është krijuar për të arritur objektiva të mëdha dhe duhen lojtarë me eksperiencë.

Ndeshja e ardhshme e Vorës?

Në ndeshjen e ardhshme presim ekipin e Sopotit që është në vendin e dytë. Shpresojmë të fitojmë dhe të ecim me objektivin.

Rraboshta faleminderit dhe suksese!

Faleminderit ju!

Intervistoi: Gaspër MARKU 

(Video) Intervistën e plotë me futbollistin shkodran Jasmin Rraboshta që ka shënuar 10-të gola për Vorën, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img