Thursday, May 16, 2024

(Video) Emocionet e komentatorit sportiv, Pal Toma. Rikthehet me fat nga Italia për fitoren e Vllaznisë!

Lexo

Për amatorët e sportit dhe sidomos ato të futbollit, zëri i komentatorit sportiv Pal Toma është mjaft i njohur. Pasi ka kontribuar për shumë vite me radhë duke transmetuar ndeshjet e Vllaznisë nga stadium “Loro Boriçi” në mikrofonin e Radio Tiranës për emisionin nga “Njëra ndeshje në tjetrën”, prej vitesh ka zgjedhur të jetojë në Itali me familjen e tij.

Por ardhjet e tij në Shkodër duket se janë me shans për fitoret e Vllaznisë, siç ishte edhe këtë herë me fitoren ndaj Teutës për javën e pestë të Superiores.

Nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi” ku e ndoqi ndeshjen prej së afërmi, komentatori Toma, analizon lojën e kuqebluve ku veçon sidomos portjerin Kristi Qarri dhe kapitenin Bekim Balajn si më të mirët në fushën e lojes.

Në vijim, ai flet për emocionet që ndjen prej së largu teksa ndjek vazhdimisht nga Italia Vllazninë përmes mediave duke qënë në kontakt të vazhdueshëm për ecurinë e kuqeblu.

Duke folur për vazhdimësinë, komentatori Pal Toma, është optimist për një fitore të Vllaznisë ndaj Egnatias kryesuese për javën e gjashtë duke e konsideruar skuadrën kuqeblu si pretendente për fitimin e titullit kampion.

(Video) Intervistën e plotë të komentatorit sportiv Pal Toma, dhënë në stadiumin “Loro Boriçi” pas fitores 2-0 ndaj Teutës së Durrësit mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img