Vllaznia po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e kthimit të turit të të parë të Konferencë Ligë, dhe mbrëmjen e së enjtes do të kërkojë të sfidojë verio-irlandezët e Linfield për të shkuar në turin e dytë.
Por, për ta bërë një gjë të tillë duhet të shënohen tre gola pa pësuar asnjë në mënyrë që të përmbyset humbja e ndeshjes së parë në Belfast, 3-1. Për të realizuar një gjë të tillë duhet të jetë në fushë një Vllazni sulmuese dhe të ushtrojë presion që në minutat e para të ndeshjes. I këtij mendimi është edhe ish futbollisëti i Vllaznisë, sot trajner në KF Shkodra, Ersi Çaku, i cili ashtu si edhe shumë kolegë të tij të fushës së futbollit, kërkon që për këtë ndeshje duhet të lihen mënjanë pakënaqësitë e momentit dhe stadiumi “Loro Boriçi” të mbushet plot me tifozë shkodranë në mbështetje të Vllaznisë.
Për të arritur kalimin e turit të parë janë tre mundësi, koha e rregullt, shtesë apo edhe penallti. Por, për Ersi Çakun nuk ka rëndësi se cila prej tyre do të jetë, por me shumë rëndësi është që Vllaznia të shkojë në turin e dytë të Conferencë League.
(Video) Intervisten e plotë me trajnerin e futbollit, Ersi Çaku, mund ta ndiqni në kanalin tonë Veriu Sport-YOUTUBE.