Saturday, July 27, 2024

Vllaznia vijon projektin me elemetin e rinj. Gledian Pusi dhe Elidon Duli të U-21, firmosin për tre vite me ekipin e parë

Lexo

Në vijim të strategjisë së shpalosur më herët për t’i dhënë mundësi dhe hapësira elementit të ri, drejtuesit e klubit kuqeblu vijojnë në projektin e firmosjes me futbollistë të ri të ekipeve zinxhir. Këtë radhë firmat kanë ardhur nga ekipi U-21, ku janë përzgjedhur dy futbollistë të spikatur, si Gledjan Pusi dhe Elidon Dulaj, të cilët ishin pjesë e kuqebluve kampionë të kësaj kategorie për sezonin e kaluar futbollistik.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia 

KF Vllaznia dëshiron të bëjë e ditur se ka firmosur kontrata me dy prej futbollistëve më të spikatur të ekipit U21, kampion i vendit, pikërisht mbrojtësin Gledjan Pusi dhe mesfushorin Elidon Dulaj. Të dy ata do të jenë me ne për tre sezonet e ardhshme.

Suksese me fanellën kuqeblu Pusi e Dulaj!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img