Sunday, May 12, 2024

Laçi-Vllaznia, të dielen ora 15:00. Josa: Ndeshje shumë e vështirë, Laçi nuk e meriton atë pozicion!

Lexo

Vllaznia, do të jetë të dielen mysafire në Laç për t’u ndeshur me skuadrën vendase, sfidë që i përket javës së tetë të Abissnet Superiore. Pavarësisht një fillimi shumë të dobët të kampionatit, barazimi i fundit 3-3 në transferten kryeqytetatëse përballë Tiranës kampione i ka dhënë moralin e duhur kurbinasve, të cilët do të kërkojnë të bëjnë më të mirën përballë Vllaznisë.

Për trajnerin e kuqebluve, Mirel Josa, i cili më herët ka pasur rastin të drejtojë skuadrën kurbinase, sfida e kësaj fundjave në Laç konsiderohet shumë e vështirë.

“E vështirë është, shumë e vështirë. Shumë e vështirë, sepse Laçi është është një skuadër që nuk e meriton të jetë në ato pozita, qoftë si emër dhe për lojtarët që ka në dispozicion, qoftë me interesimin dhe përkujdesjen e njerëzve që janë pranë skuadrës përfshirë edhe dsrejtuesit. Kështu që Laçi do të mundohet t’i bëjë të gjitha gjërat që të fitojë ndeshjen. Ne duhet të jemi  sa më të freskët dhe sa më të qetë për të luajtë futboll në mënyrë që të marrim rezultatin e duhur.”, shprehet tekniku i kuqebluve, Mirel Josa.

Ndonëse tradita dhe historia flet në favor të shkodranëve, ballafaqimet e viteve të fundit Vllaznia dhe Laçi, dhe Laçi-Vllaznia, kanë ndër më të spikaturat e Superiores së futbollit shqiptar.

E tillë pritet të jetë edhe sfida e së dieles, e cila është programuar të nisë në orën 15:00.   Të dyja skuadrat në fjalë, Vllaznia dhe Laçi vijnë në këtë përballje pas kualifikimit në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia kaloi me vështirësi Flamurtarin duke siguruar kalimin e turit në kohën shtesë, ndërkohë që Laçi e kishte më të lehtë kualifikimin duke mundur në të dyja ndeshjet e turit të parë, Devollin, 2-0 në ndeshjen e parë dhe 5-0 në të dytën.

Pas javës së shtatë të Abissnet Superiore, Vllaznia renditet në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit me 10 pikë, ndërkohë që Laçi është në vendin e parafundit të renditjes me 4 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img