Lagja “Liria” pranë Urës së Bunës, aty ku prej shumë vitesh është sistemuar komuniteti egjiptian, mbrëmjen e djeshme ka qënë në festë. Banori i tyre, Rifat Bajrami është shpallur kampion kombëtar të boks, dhe së bashku me të edhe ekipi i Vllaznisë ka fituar trofeun e 25-të kampion.
Duke e konsideruar Bajramin si pjesë kryesore e kontributit të titullit kampion, ekipi i Vllaznisë me në krye trajnerin Zef Gjoni ka preferuar të festojë suksesin e Bajramit në lagjen e tij pranë Urës së Bunës, aty ku Rifati i përket komunitetit egjiptin.
Dorëzimi i kupës simbolike nën shoqërinë e një entuziazmi të banorëve të kësaj zone përjetohej për herë të parë pranë këtij komuniteti, i cili u përfshi në një festë të përbashkët deri në orët e vona.
Për kontributin e kampionit Bajrami, si dhe mbështetjen që ekipi i boksit së bashku me Bashkinë Shkodër, ka folur për mediat trajneri i Vllaznisë në boks, Zef Gjoni.
Ndërkohë, vetë kampioni Rifat Bajrami, flet për emocionet e kësaj mbrëmje që përjetoi ai dhe familja e tij, duke mos nguruar të premtojë që do të vijojë të kontribuojë për ekipin e boksit Vllaznia.
(Video) Pamje nga ceremonia e festes se kampionit Rifat Bajrami pranë komunitetit egjiptian, si dhe prononcimet e trajnerit të boksit Vllaznia Zef Gjoni dhe boksierit kampion, Rifat Bajrami.
Gaspër MARKU