Saturday, November 23, 2024

(Video) Fitoi klasiken e futbollit shqiptar me Tiranën U19, trajneri i Vllaznisë U19, Vioresin Sinani, i kënaqur me skuadrën. Mirënjohje tifozërisë kueblu për mbështetjen e skuadrës

Lexo

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes së Superligës U-19, ku regjistroi një fitore shumë të rëndësishme ndaj Tiranës me rezultatin 1 me 0, trajneri i Vllaznisë Vioresin Sinani, shprehet i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. Ndërkohë, një përshëndetje speciale ka për tifozët kuqeblu, të cilët e mbështeten skuadrën gjatë të gjithë ndeshjes.

Sa i përket titullit, Sinani, thotë se 3-4 skuadra janë aty-aty me grupin e parë të renditjes, por që Vllanzia do të luftojë fort deri në fund për ta bërë të vetin titullin kampion.

Në vijim, Sinani flet edhe 18 vjeçarin e talentuar, Kevin Dodaj, jo vetë, për golin, por edhe për lojën që ai zhvillon në shërbim të skuadrës, ashtu si në të njëjtën kohë vlerësoi edhe Ersi Zaganjorin, si dhe disa të tjerë që janë pjesë e ekipit të parë, por edhe tërë skuadrën në tërësi.

Për Sinanin, shumë e rëndësishme është edhe fakti, se presidenti Alban Xhaferi, dhe i gjithë stafi i KF Vllaznia ishin prezent duke e shijuar prej së afërmi përformancën e skuadrës së tij. Një veprim, ky që patjetër që motivon skuadrën, futbollistët dhe trajnerët për të ecur me sukses në rrugën e bukur të futbollit.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë U19, Vioresin Sinani, pas fitores 1-0 me Tiranën U19, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img