Monday, May 13, 2024

(Video) Kevin Dodaj: E kam pas ëndërr që fëmij të luaj për Vllazninë. 18 vjeçari i talentuar Kevin Dodaj, flet pas golit të fitores shënuar ndaj Tiranës. Goli, dedikim për mbesen e vogës Avi’el

Lexo

Kevin Dodaj, është autori i golit të fitores të Vllaznisë U19 në sfidën e luajtur pasditën e sotme përballë Tiranës U-19, me rezultatin 1 me 0. Pas ndeshjes së luajtur në stadiumin “Reshit Rusi”, Dodaj, shprehet shumë i lumtur për golin e shënuar, aq më tepër që ai ishte përcaktues në fitoren tre pikëshe të Vllaznisë.

Në vijim të prononcimit për mediat e pranishme, Dodaj, thotë se e ka pasur ëndërr që fëmij që të luaj për Vllazninë. Dhe, një gjë të tillë ai po e realizon më së miri, jo vetem me ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, por edhe me ekipin e parë kuqeblu, ku debutimi i tij i parë me këtë fanelë ishte javën e kaluar përballë Egnatias në transfertë.

“Çdo ndeshje do të jap maksimumin dhe të luftoj fort që të fitoj besimin e stafit të ekipit të parë. Ëndërra ime që fëmijë ka qënë që të luajë për Vllazninë. Jam shumë i lumtur, shpresoj të vazhdoj kështu. Për momentin mendoj se jam mirë, por patjetër duhet të punoj fort që të jem edhe më mirë.”, shprehet Dodaj, në objektivin e të cilit janë dy objektiva, të kontribuojë tek Vllaznia U19 që të shpallet kampione këtë sezon futbollistik, si dhe të marrë minuta edhe në ekipin e parë.

Të dielën, ora 17:00, Vllaznia e kategorisë Superiore pret Dinamon në “Loro Boriçi”, dhe Dodaj shpreson të jetë përsëri në fushën e lojës, madje thotë se do të donte që të shënonte edhe ndaj Dinamos së madhe, ashtu siç i shënoi sot Tiranës U-19.

Në mbyllje të intervistes, Kevin Dodaj, bën të ditur edhe dedikimin që ai ka për golin e shënuar sot nga bardhebluve: “Goli shkon për mbesen time, pasi siç u pa në fushën e lojës kur festova duke bërë me shenjë tregues për gërmen A, emrin e saj, Av’iel.

(Video) Prononcimin e plotë të Kevin Dodajt, autorit të golit të fitores së  Vllaznisë U19, ndaj Tiranës U19, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img