Sunday, April 28, 2024

(Tennis) TENIS-Edicioni i 15-të i Turneut Ndërkombëtar, “Shkodra Indoor 2023”. Kryegjyqtarja, Blearta Ukhaxhaj: Me kushtet moderne të “Adriatic Tennis Park”, tennistët japin më të mirën e tyre

Lexo

Që prej mbrëmjes të së enjtes, në qytetin e Shkodrës, ka nisur Turneu Ndërkombëtar i tennisit, “Shkodra Indoor 2023”. Një turne kë i organizuar nga Federata Shqiptare e Tennisit dhe Bashkia Shkodër, dhe që do të zgjasë për tre ditë me radhë.

Në konkurim janë 50 tennistë, përfaqësues të ekipeve nga  Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria vendase, ku numri më të madh e përbëjnë tennistët shkodranë.

Në prononcimin e dhënë për mediat, Kryegjyqtarja e aktivitetit, Blearta Ukhaxhaj, shprehet e kënaqur për numrin e pjesëmarrjen, si dhe nivelin e tyre të lojës. Sipas saj, mjediset moderne të kompleksit sportiv, “Adriatic Tennis Park” në Shkodër i ndërtuar vitet e fundit i ka dhënë mundësi konkuruesve të rrisin në mënyrë të ndjeshme nivelin e tyre sportive.

“Ky turne ka një histori më vete, duke marrë parasysh se Shkodra nuk ka pasur një kompleks tennis më herët, dhe për këtë arsye, turneu është zhvilluar në komplekse të ndryshme, dhe tani në tre vitet e fundit zhvillohet në kompleksin, “Adriatic Tennis Park”, një kompleks i jashtëzakonshëm, i cili afron kushtet më të mira për të zhvilluar një turne tennisi.”, thekson, kryegjyqtarja Blearta Ukhaxhaj.

E veçanta e këtij turneu është se Blearta Ukhaxhaj, kryegjyqtare e aktivitetit, është një teniste me përvojë disa vjeçare që vjen nga Prishtina, dhe tashmë ka vendosur që të vijojë bashkëpunimin me Shkodra Tennis Club, si pjesë kryesore e stafit teknik të këtij klubi.

(Video) Prononcimin e plotë të kryegjyqtares së Turneut, Blearta Ukhaxhaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE. 

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img