Saturday, July 27, 2024

(Video) Fitore plotësisht e merituar e Vllaznisë. Kuqeblutë sfidojnë Tiranën në kryeqytet dhe i marrin vendin e tretë në renditje

Lexo

Një fitore plotësisht e merituar duhet konsideruar kjo që Vllaznia arriti pak minuta më parë, kur pas 97-të minutash lojë, arbitri kryesor Kreshnik Cjapi, vërshëlleu për mbylljen e të gjithë ndeshjes. Vërshëllimë që la në fuqi rezultatin e pjesës së parë, 0 me 1 për Vllazninë me atë gol të shënuar me penallti nga kapiteni Bekim Balaj.

Pjesa e parë ka qënë tërësisht nën zotërimin e kuqebluve, të cilët me detyrat sulmuese të dhëna nga trajneri Qatip Osmani, e mbajtën Tiranën në pjesën më të madhe të kohës në zonën e tyre.

Presion ky që u shpërblye me golin e shënuar nga Bekim Balaj nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 37-të duke vijuar të tregojë saktësi në ekzekutimin e njëmbëdhjetë metërshve, i gjashti radhazi që realizon në këtë pjesë të parë të sezonit futbollistik 2023-2024.

Në 45 minutat e dyta, Vllaznia kthehet nga dhomat e zhveshjes me një taktikë tjetër duke preferuar të tërhiqet pak në administrimin e avantazhit të marrë në pjesën e parë. Kjo i jep më tepër terren Tiranës të jetë ndryshe nga pjesa e parë, me më shumë ritëm duke kërcënuar portën kuqeblu, aty ku gjen një Kristi Qarri në formën e duhur, i cili së bashku me kolegët e tij kuqeblu nuk lejon prekjen e rrjetës kuqeblu.

Megjithatë, lëvizjet e bëra nga trajneri Osmani, sidomos me aktivizimin e Esat Malës, Vllaznia shfaqet sërishmi e rrezikshme në portën kuqeblu, dhe me më pak shans nga Mala si dhe Sala, kuqeblutë mund të kishin shënuar golin e dytë.

Përfundimisht, 0 me 1 për Vllazninë. Tre pikë këto shumë të rëndësishme, të cilat i japin mundësinë kuqebluve t’i marrin Tiranës vendin e tretë me pikë të barabarta në tabelën e klasifikimit.

(Video) Festa e fitores së Vllaznisë me Tiranën, pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes së skuadrës kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img