Sunday, April 28, 2024

(Video) Fitorja e dytë për boksierin kuqezi Adam Maca të klubit shkodran “North Boxing Albania”. Triumfi ndaj rivalit nga Bjellorusia, Tsimu Siankevich e kualifikon në gjysëmfinalen e Botërorit U16 në Armeni

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në boks për kategorinë U-16 po bën një përfaqësim të shkëlqyer në Kampionatin Botëror të boksit që po zhvillohet në Yerevan të Armenisë që prej datës 24 nëntor.

Figurën më të mirë sportive nga kuqezinjtë tanë deri më tani e ka arritur boksieri i klubit të boksit shkodran, “North Boxing Albania”, konkurues në peshën deri në 57 kg. I drejtuar nga trajneri i kombëtares Klaudio Çekini, njëkohësisht edhe drejtues i klubit “North Boxing Albania”, Maca arriti të kalojë me sukses dy ture radhazi për të mbërritur në turin çerekfinal ku përballë kishte boksierin nga Bjellorusia, Tsimu Siankevich.

Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga boksieri shqiptar, i cili pasi krijoi një avantazh të thellë pikësh në raundin e parë, në të dytin goditjet e tij të shpejta dhe të forta me breshëri, detyruan kundërshtarin e tij bjellorus që të dorëzohet.

Në këtë mënyrë, Shqipëria arrin një sukses të merituar duke mbërritur me boksierin Adam Maca në turin gjysëmfinal mes katër boksierëve më të mirëve të Botërorit, që do të thotë se tashmë Maca është futur në zonën e medaljeve.

Ballafaqimin në gjysëmfinale për boksierin kuqezi, Adam Maca do ta ketë me rivalin e tij nga Afganistani, Sahak Amanollah. Ky do të jetë njëri prej çfteve gjysëmfinaliste, ndërkohë që dueli tjetër gjysëmfinalist do të jetë mes Sadirov nga Afganistani dhe Kozlov nga Rusia.

Urojmë që boksieri kuqezi, Adam Maca që drejtohet nga trajneri shkodran i kombëtares U16, Klaudio Çekini, ta kalojë me sukses edhe këtë tur, për të mbërritur në finalen e peshës deri në 57 kg.

(Video) Pamje nga ndeshja e çerekfinale e peshës 57 kg, Adam Maca(Shqipëri)-Tsimu Siankevich(Bjellorusi), fiton Maca.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img