Sunday, May 5, 2024

Futboll Femra U17-Goli i talentes nga Jubani i Shkodrës, Klevisa Ndoci, i jep fitoren Shqipërisë ndaj Kazakistanit. Kualifikueset e Euro U-17

Lexo

Shqipëri U17-Kazakistan U17  1-0(Shënuese: Klevisa Ndoci 50’)

Formacioni i Shqipërisë U17: Amelia Mone (GK), Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Angela Nika, Stela Vata, Xhesika Ndoj, Tiana Gjonaj, Klesta Ago (C), Klevisa Ndoci, Erika Nushi, Emma Xhumaqi. Trajner: Agustin Kola

Është përmbyllur me sukses turneu “UEFA Ëomen’s U-17 Championship” për Grupin B4, që u mirëprit dhe u organizua nga FSHF. Në këtë turne morën pjesë kombëtare e vajzave të Shqipërisë, Uellsit, Ishujve Faroe dhe Kazakistanit, ndërsa ndeshjet u luajtën në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria e vajzave U-17 zhvilloi edhe takimin e fundit në grup ndaj Kazakistanit. Ndeshja u luajt në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi me fitoren 1-0 të vajzave kuqezi, falë golit të Klevisa Ndocit në minutën e 50-të.

Kujtojmë që Klevisa Ndoci, është një nga talentet më të spikatura të futbollit shqiptar për këtë kategori moshe, karriera sportive e së cilës, si pjesëtare e komunitetit të Jubanit të Shkodrës, nisi klubi i Juban Danjës me president Ferdinand Jaku për të vijuar më pas me ekipin Atletik Shkodra nën drejtimin e trajnerit Elis Legata. Ndërkohë që tani po përfaësomn me shumë dinjitet uniformën e kombëtares U1-17 të futbollit të femrave nën drejtimin e trajnerit Agustin Kola.

Trajneri Agustin Kola e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kazakistanit: Amelia Mone (GK), Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Angela Nika, Stela Vata, Xhesika Ndoj, Tiana Gjonaj, Klesta Ago (C), Klevisa Ndoci, Erika Nushi, Emma Xhumaqi.

Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë që u hodh në sulm që në fillim për të gjetur golin. Në minutën e 13-të Ndoci pati një rast të mirë shënimi por u ndal nga portierja. Ndërsa në fundin e pjesës së parë një rast të artë shënimi pati edhe Ndoj por nuk ja doli mbanë ta zhbllokonte takimin.

Fraksioni i dytë nisi njëjt si i pari me vajzat kuqezi në kërkim të golit. Në minutën e 50-të Klevisa Ndoci realizoi për Shqipërinë, pas një aksioni të bukur që u finalizua me gol pas një goditjeje nga brenda zonës. Deri në fund Shqipëria administroi rezultatin dhe siguroi fitoren e parë në këto kualifikuese.

Ndeshja tjetër e Grupit B4, mes Ishujve Faroe dhe Uellsit u luajt në “Shtëpinë e Futbollit” dhe përfundoi me rezultatin e thellë 0-6. Vajzat e Uellsit dominuan të gjithë takimin dhe realizuan nga tre gola në të dyja pjesët.

Përsa i përket renditjes përfundimtare, vajzat e Uellsit e mbyllën në vendin e parë me 9 pikë. Vajzat e Ishujve Faroe  në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa vajzat e Shqipërisë në vendin e tretë me 3 pikë. Në Grupin B4 vajzat e Kazakistanit u renditën të fundit me 0 pikë.

Më poshtë rezultatet  dhe renditja e ndeshjeve kualifikuese të Grupit B4 të Europianit U-17:

Datë 24.11.2023

Kazakistan– Ishujt Faroe 1-2

Uells – Shqipëri 2-0

Datë 27.11.2023

Uells – Kazakistan 1-0

Ishujt Faroe -Shqipëri 3-0

Datë 30.11.2023

Ishujt Faroe – Uells 0-6

Shqipëri – Kazakistan 1-0

Renditja:

1 Uells 9 pikë

2 Ishujt Faroe 6 pikë

3 Shqipëri  3 pikë

4 Kazakistan  0 pikë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img