(VIDEO) FSHF VIJON ANGAZHIMIN NË PROJEKTIN “MBROJTJA DHE SIGURIA E FËMIJËVE NË SPORT 2.0”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin e saj në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport 2.0”, duke marrë pjesë aktive në nismat që synojnë krijimin e një mjedisi sportiv më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për fëmijët.

Në ambientet e FSHF-së u zhvillua takimi i parë i Bordit Teknik Këshillimor të Profesionistëve, një strukturë e krijuar në kuadër të projektit, e cila bashkon përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, Federatës Shqiptare të Basketbollit, Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijës pranë Bashkisë Tiranë, nën koordinimin e Terre des Hommes Shqipëri.

Gjatë takimit u prezantua roli i Bordit Teknik Këshillimor dhe u diskutua kontributi i tij në zbatimin e projektit. Pjesëmarrësit ndanë gjithashtu mendime dhe rekomandime mbi temat paraprake të kurrikulës së trajnimit për profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve, me synimin që ajo të pasqyrojë sa më mirë realitetin e sportit dhe mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri.

Përmes këtij projekti, i cili do të zbatohet gjatë dy viteve të ardhshme, synohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet organizatave sportive dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve, me fokus parandalimin dhe adresimin e çdo forme dhune apo abuzimi në mjediset sportive.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar në zbatimin e standardeve më të larta për mbrojtjen e fëmijëve, duke e konsideruar sigurinë, mirëqenien dhe zhvillimin e tyre si një prioritet të rëndësishëm në të gjitha aktivitetet futbollistike.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img