Monday, April 29, 2024

(Video) Futboll Femra- Java e 13-të/Vllaznia mund Skënderbeun, thellësisht 9-0 dhe kryeson e vetme renditjen me 39 pikë. Megi Doçi shënon 7 gola.

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu  9-0

(Shënuese: Doçi 8’, 11’, 23’, 24’, 26’, 47’, 49’, Shala 5’, 15’)

Vllaznia: Mustafaj, Ramadani, Doçi, Franfja, Gjini, Shala, Gjergji, Vrucaj, Matija.(U aktivizuan: Maliqi)) Trajner: Nikolin Leka

Skënderbeu:Malaveci, Kullira, Dajko, Cenko, Potomi, Merrolli, Spaho, Zhollanji, Demkolli, Shukulli, Goskova.(U aktivizuan: V. Hasa, O. Hasa)

Gjyqtarë: E. Pjetrushi, J. Malaj, M. Martini, G. Çinarja, E. Temali

Vllaznia në futboll për femra vazhdon të mos tolerojë duke marrë vetëm fitore. E tillë ishte edhe ndeshja e luajtur sot në stadiumin “Reshit Rusi”, ku futbollistet kuqeblu priten ekipin korçar Skënderbeu.

Takimi i vlefshëm për javën e 13-të të Kampionatit Kombëtar, ka folur tërësisht për skuadrën kuqeblu, e cila e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka fituar me rezultatin e thellë, 9 me 0. Shtatë prej nëntë golave të shënuar nga skuadra shkodrane në këtë ndeshje mbajnë vulën e të zakonshmet Megi Doçi, përkatësisht në minutat 8’, 11’, 23’, 24’, 26’, 47’, 49’, ndërkohë që dy të tjerat mbajnë autoren e shqiptares nga Kosova, Jehona Shala.

Sa i takon kronikës së lojës, pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 7 me 0, ndërkohë që në pjesën e dytë ka edhe dy rrjeta të tjera kuqeblu, duke bërë që e gjithë ndeshja me shifrat 9 me 0.

Në ndeshjet e tjera të javës së 13-të, janë regjistruar këto rezultate: Kinostudio-Teuta 5-1, Tirana-Partizani 2-0, Apolonia-Laçi 6-0. Pas javës së 13-të, tabelën e klasikimit vazhdon ta kryesojë, Vllaznia me 39 pikë, e ndjekur nga Tirana me 36 dhe Apolonia me 27-të pikë. Më pas pas, nga vendi i katërt dhe deri në fund të tabelës, janë Partizani me 22 pikë, Kinostudio 18, Laçi 16, Teuta 15, Kukësi dhe Skënderbeu me 0 pikë, dhe Lushnja e fundit me – 3 pikë.

(Video) Trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, flet pas ndeshjes, Vllaznia-Skënderbeu, 9-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img