Thursday, April 25, 2024

(Video) Futboll Femra-Kapitenia e Vllaznisë kampione, Esmeralda Franja, optimiste për kualifikimin në grupin eleminator të Ligës së Kampioneve të Europës

Lexo

Vllaznia në futboll femra vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve të Europës. Pas disa seancave në fushën me bar artificial të stadiumit “Reshit Rusi”, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegu i tij Fabiol Rexhepi, është spostuar në fushën sportive me bar natyral të Golemi për t’iu përshtatur terrenit ku do të luhen eleminatorët e grupit dhjetë, ku siç është bërë e ditur më herët janë vendosur të zhvillohen në shtetin fqinjë të Malit të Zi. Për kapitenen disa vjeçare të Vllaznisë në futboll femra, Esmeralda Franja, skuadra është në rrugë të mbarë për këtë prag europian.

Në vijim, kapitenia Franja flet edhe për blerjet e reja të realizuara nga ana e presidentit Lazër Matija, dy amerikanet Clure Megan dhe sulmuesja Patterson Tarah Lynn, malazezja, Maja Saranoviç, si dhe shqiptarja e Kosovës Jehona Shala.

Ndër të tjera, Franja komenton edhe grupin e dhjetë ku luan Vllaznia, ku sipas saj afërsia gjeografike me Malin e Zi, shpreson se do të ndihmojë tifozët të na mbështesin në ndeshjen tonë.

(Video-Kapitenia Esmeralda Franja, flet për përgatitjet e Vllaznisë në eleminatoret e Ligës së kampioneve të Europës)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img