(Video) Futboll Femra-Nesër(e premte), finalja Vllaznia-Apolonia. Presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija: Respekt për kundërshtarim, por titulli i 13-të kampion vjen përsëri në Shkodër!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Apolonia, është finalja e fazës “Final 4”, që do të përcaktojë ekipin kampion të sezonit 2026-2026.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka programuar që kjo sfida të luhet pasditen e së premtes në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, duke nisur nga ora 16:00.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, një ditë para finales së madhe të “Final 4”, Presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, vlerëson kundërshtarin, me të cilën ka rivalizuar dhjetë vitet e fundit, ekip i cili, edhe si finalist e ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League.

Por, nga ana tjetër, njëshi i presidences së Klubit të Futbollit Femra Vllaznia, Lazër Matija, shprehet optimist që skuadra kuqeblu që financon prej vitesh, do të sjellë në Shkodër titullin e 13-të radhazi kampion.ndërkohë është i bindur në suksesin e skuadrës së tij.

Ashtu si edhe në sfidat e tjera të mëparshme, skuadrën kuqeblu pritet ta shoqërojnë një grup i zgjeruar tifozësh shkodranë, të cilëve presidenti Matija u garanton se Vllaznia e femrave nuk do t’i zhgënjejë duke i ftuar ato të festojnë të gjithë së bashku pas ndeshjes titullin e 13-të kampion.

(Video) Prononcimin e plotë të Presidentit të KFF Vllaznia Lazër Matija, një ditë para ndeshjes finale për titull kampion, Vllaznia-Apolonia, mund ta ndiqni në kanalin tonës zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img