(Video) Futboll Femra-Vllaznia, fiton klasiken me Tiranën, 13-0. Spikat Megi Doçi me 8 gola të shënuar

Vllaznia-Tirana 13:0

(Shënuese: Megi Doçi 20’, 36’, 40’, 64’, 77’, 83’, 84’, 90’, Rrezona Ramadani 34’, Klaudia Borçi 44’, 72’, Azar Coad 45’, Mustafaj 66’)

Java e 14-të e Kampionatit të Superligës së futbollit për femra regjistroi një tjetër fitore të thellë nga ana e ekipit të Vllaznisë. Pas asaj të javës së kaluar, me fitoren në transfertë 0-23 me Lushnjen, sot skuadra kuqeblu e drejtuar nga tekniku Nikolin Leka, triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 13 me 0.

Klasikja e futbollit shqiptar për femra u luajt pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës duke pasur si protagonist Megi Doçin, e cila tundi plot tetë hërë portën mysafire të mbrojtur nga portjerja, Briela Berberi. Tetë golat e Doçit kanë ardhur tre në pjesën e parë 20’, 36’, 40’ dhe pesë në të dytën , 64’, 77’, 83’, 84’, 90’, gola këto që në total për ecurinë e deritanishme të sezonit 2024-2025, kapin shifrën e 54-të golave.

Golat e tjerë për skuadrën kuqeblu, dy mbajnë firmën e Klaudia Borçit, si dhe nga një të Rrezona Ramadanit, Azar Coad dhe Mustafaj.

Dy fitoret radhazi me shifrat e thella ndaj Lushnjes dhe Tiranës, vijnë pas asaj humbje të pësuar dy javë më parë në shtëpi me ekipin e Gramshit, e para e këtij lloji pas rreth 12 vitesh, gjë që duket se ka shkundur seriozisht Vllazninë, e cila, jo vetëm që ka shpërthyer në dy ndeshjet e radhës me 36 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, dhe në të njëjtën kohë duke qënë tejet e mobilizuar për fitimin e titullit kampion, që nëse realizohet, është i 12-ti për skuadrën kuqeblu.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Tirana, Futboll Femra(13-0)

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu