Friday, March 29, 2024

(Video) Futboll Moshat-Djelmia Shkodrane U17 sfidon Flamurtarin, e mund 2-0 me golat e Albi Brojaj dhe Ermal Doçaj dhe mban vendin e tretë në kampionat

Lexo

FC Djelmnia Shkodrane-FC Flamurtari 2-0

(Shënues: Albi Brojaj 8’, Ermal Doçaj 49’)

Djelmia Shkodrane:U17: Tahiri, Lesha, Brojaj, Delaj, Ndrevashaj, Bregu, Plangaj, Doçaj, Zhuri, Çezma, Uldedaj. (U aktivizuan: Shkëmbi, Preçetaj, Dibra, Velaj).Trajner: Arber Shytani.

Flamurtari: Dervishaj, Petoshati, Gjipali, Beqiri, Bajramaj, Doku, Hodaj, Veizaj, Gjoni, Merkaj, Xhuvelaj.(U aktivizuan: Kola, Nelaj, Bimo, Myrseli, Bani).

Gjyqtarë: G. Çokalj, K. Zefej, R. Vukaj. E. Temali

Me dy gola, një një në secilen pjesë, shënuar nga një në secilen pjesë me autor Albi Brojaj dhe Ermal Doçaj, përkatësisht, në të 8-tën dhe 49-tën minutë, Djelmnia Shkodrane ka arritur të mposhtë Flamurtarin me rezultatin 2 me 0.

Ndeshja në fjale e luajtur pasditen e së dieles në qytetin e Shkodrës është shoqëruar me emocione jo të pakta. Në fushën e lojës janë parë dy skuadra që si objektiv kishin fitoren, ndaj edhe veprimet në fushën e lojës nga të dyja skuadrat ishin vtëm për veprime sulmuese. Djemtë e Djelmnisë Shkodrane të drejtuar nga trajneri i tyre Arbër Shytani e kanë zhbllokuar shumë shpejt rezultatin me golin e shënuar që në minutën e 8-të me autor, Albi Brojaj.

Miqtë ng Vlora, kërkojnë të reagojnë pas golit të pësuar, por skuadra vendase e Djelmnisë Shkodrane, jo vetëm që është e kujdesshme në prapavijë me në krye portjerin Tahiri, por vijon të luajë mirë edhe në veprimet sulmuese. Përpara se të shkojnë në dhomat e zhveshjes, Djelmnia Shkodrane ka përsëri rastet për shënim, por për nxitim të sulmuesve venmdas, por edhe për metitë të portjerit mik Dervishaj, pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të Djelmnisë Shkodrane, 1-0.

Golin e dytë, që konsiderohet edhe goli i qetësisë në administrim të rezultatait, futbollistët e Djelmnisë Shkodrane e shënojnë katër minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë. Autor i tij është Ermal Doçaj duke e çuar avantazhin e skuadrës së tij në 2-0. Një rezultat ky, që megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave qëndron në fuqi deri në përfundim të ndeshjes duke fiksuar një fitore të merituar të Djelmnisë Shkodrane.

Tre pikë këto shumë të rëndësishme për Djelmninë Shkodrane, ku pjesë e këtij suksesi duhet thënë se është patjetër edhe trajneri Arbër Shytani, i cili ka formatuar një skuadër që po lufton si pretendente për titullin kampion. Pas javës së 19-të, FC Djelmnia Shkodrane me 35 pikë, renditet e treta në Kampionatin Kombëtar të kategorisë së parë, dy pikë më pak se KF Shkodra që ka 37 pikë dhe 12 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Shkëndija e Tirtanës me 49 pikë.

Por, ajo që vlen më shumë, ka të bëjë me elementin cilësor që premton shumë për të ardhmen, një pjesë e të cilëve po vëzhgohen nga menaxherë të huaj, futbollistë këto që sipas specialistëve të futbollit kanë parametrat e duhura, për një të ardhme të garantuar të karrieres së tyre sportive.

(Video) FC Djelmnia Shkodrane-Flamurtari 2-0 Përmbledhja e ndeshjes.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img