Thursday, May 30, 2024

(Video)Gjimnastikë- Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia”, kampion i Turneut “Flakadani i Karadakut” në Kosovë

Lexo

Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” i mbështetur nga presidenti Leonard Lulaj vazhdon të jetë i sukseshëm, jo vetëm në garat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare. I tillë ishte edhe Turneu i rëndësishëm “Flakadani i Karadakut” i zhvilluar në Kosovë me pjesëmarrjen e 9 ekipeve konkuruese nga të gjitha trojet shqiptare me mbi rreth 150 pjesëmarrës..

Ekipi shkodran, i drejtuar nga trajneri Izmir Kashi, si dhe kolëgët e tij, Shpresa Salja dhe Latif Kashi, bëri një paraqitje tejet të mirë duke marrë vlerësimet maksimale nga ana e gjyqtarisë kryesore.

Gjimnasët e Klubit të Gjimnastikës Vllaznia, ka garuar në disiplinën e Gjimnastradës duke u shpallur kampion i këtij turneu. Në suksesin e arritur, merita shkon edhe për gjimnastët shkodranë:

Klea Marku, Serena Kraja, Gresa Dragani, Sara Moleci, Larisa Mugri, Merili Islami, Alea miloti, Maria Zefi, Mishela Bitanji, Lea Domnori, Lorgesa Islami, Viktoria Simoni, Sindi Mhillaj, Ester Nenshati, Aleia Gjylbegaj, Paulo Zefi, Eduard Zefi, Kristi Marku, Noemi Marku. Trajnerë: Izmir Kashi, Shpresa Salja, Latif Kashi.

Gjatë ceremonisë së organizuar nga ana e Drejtoria Sportit dhe e Kulturës Viti në Kosovë,  ka qënë iniciatori i këtij aktiviteti, prof. Hazir Alidema, i cili i ka dorëzuar trajnerit të Klubit të Gjimnastikës Vllaznia, Izmir Kashi, trofeun e titullit kampion, ndërkohë që ka nderuar me një çertifikatë mirënjohje edhe veteranin Latif Kashi, ish gjimnast kampion i Vllaznisë, sot si pjesëtar i stafit të KGJ Vllaznia, i cili ka kënaqësinë të kontribuojë përkrah djalit të tij Izmir Kashi që është në cilësinë e kryetrajnerit të gjimnastikes shkodrane.

(Video) Pamje nga Turneu i Gjimnastikës “Flakadani i Karadakut”, zhvilluar në Kosovë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img