Thursday, April 25, 2024

(Video) Handball-Të dielën, Turneu Mbarëkombëtar “Nikolin Karroca”, edicioni i tretë. Trajneri i Vllaznisë Vili Haxhija, flet për organizimin e aktivitetit

Lexo

Klubi i Handballit Vllaznia në bashkëpunim me familjen Karroca, organizon të dielën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, Turneun Ndërkombëtar Memorial të Handballit në nderim të ish handballistit kampion të Vllaznisë, dhe më pas ish presidentit të KH Vllaznisë, Nikolin Karroca, i ndarë nga jeta para kohe tre vite më parë.

Njëri nga kolegët e tij të afërt në fushën e lojës, sot trajner i Vllaznisë, Vili Haxhija, shprehet i kënaqur për respektin që i bëhet kësaj figure sportive dhe më gjërë.

Sipas programit të hartuar nga organizatorët, turneu në fjalë nis të dielën në ora 09:00 dhe vazhdon me konkurimet e ekipeve: K.H.Vjosa (Shtime Kosovë), K.H.Drita(Gjilan Kosove), Shoqata Sportive Universitetit Luigj Gurakuqi dhe K.H.Vllaznia Shkodër, të cilët pritet zgjasin deri rreth orës 14:00 kur do të organizohet edhe ceremonia e mbylljes së aktivitetit.

(Video) Intervistën e plotë me trajnerin e Vllaznisë në handball, Vili Haxhija, mund ta ndiqni të plotë në faqen zyrtare Veriu Sport-YOUTUBE)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img