Saturday, May 4, 2024

Gati ndryshimet te Lazio, Igli Tare largohet dhe nuk mungojnë ofertat për të

Lexo

Lazio do të ndryshojë drejtorin sportiv këtë verë, me kontratën e Igli Tares që skadon në qershor dhe që nuk do të rinovohet. Klubi italian ka vendosur që të promovojë Angelo Fabianin, ish-drejtor sportiv i Salernitanas dhe menaxher aktual i ekipit “Primavera” dhe atij të femrave. 18 vjet pasi u bë pjesë e Lazios, ka ardhur koha që Igli Tare të largohet. Sapo të përfundojë ky sezon, ish-kapiteni i Kombëtares do të mbyllë aventurën e tij me klubin italian. Zyrtarizimi do të bëhet menjëherë pas fundit të kampionatit.

Tare u transferua te Lazio në vitin 2005, duke luajtur me skuadrën deri në vitin 2008. Pas tri sezoneve me vetëm 5 gola në 60 ndeshje, Presidenti Lotito i propozoi rolin e drejtorit sportiv të klubit. Ai që nisi si një bast i rrezikshëm, u shndërrua në lëvizjen më të goditur të atyre viteve.

E ardhmja e Iglit do të vijojë në një tjetër klub, me ofertat që nuk kanë munguar si nga Seria A, ashtu edhe nga Premier League apo Bundesliga.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img