Sunday, May 19, 2024

(Video) Humbja e Vllaznisë në Belfast i faturohet gabimeve fatale në mbrojtje. Përgjegjësi merr edhe tekniku Memelli, priten ndryshime në formacion për ndeshjen e kthimit

Lexo

Humbja e pësuar mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Uindsor Park” të Belfastit për duelin e parë të turit të parë të Conference League ndaj skuadrës vendase Linfield, i është faturuar kryesisht gabimeve fatale në repartin e prapavijës, ku ndër to më të spikaturat ishin veprimet e qëndërmbrojtësit e dyshes Stojanovic-Dragoshi.

E megjithatë, tekniku Migen Memelli, nuk dëshiron të ndalet tek individë të veçantë, pasi faji dhe përgjegjësia sipas tij është më e gjërë, përfshirë edhe të tijat personale.

“E parë në këndvështrimin e lojës kemi bërë gabime individuale që do të mundohemi t’i rregullojmë në ditët në vijim. Nuk mund të paragjykojmë dot atë që del nga ndeshja. Janë lojtarë dhe bëhen gabime. Duhet t’i rregullojmë ne si staf. Përpos kësaj, duhet të menaxhojmë anën emocionale tani dhe rikuperojmë energjitë për ndeshjen e dytë në Shkodër. Gabimet na takojnë të gjithëve, mua të parin dhe me radhë. Besoj se janë gjëra që duhet të rregullojmë me skuadrën dhe të ecim para bashkërisht. Nuk jemi këtu t’i vendosim gishtin askujt, problemin e shoh fillimisht te vetja ime, gjërat duhen rregulluar individualisht dhe si grup.”, tha ndër të tjera Memelli gjatë prononcimit të dhënë pas ndeshjes, Linfield-Vllaznia.

Nëse nuk do të vinte në fund goli i shënuar nga Juriç, që duket se rihap takimin, shpresat e kualifikimit mund të ishin të pakta, por tashmë, me shifrat 3-1 gjithçka besimi për të përmbysur është më i madh në kampin kuqeblu.

“Besojmë se është një rezultat që na mban në lojë dhe shpresojmë që në ndeshjen në Shkodër të bëjmë maksimumin për të rihyrë në lojë se është një rezultat me dy gola diferencë. Në Shkodër do të bëjmë maksimumin për të ecur përpara. Ky është rezultat që na mban në lojë dhe nuk dua ta komentoj më se një rezultat i tillë do të ishte në disfavorin tonë nëse do të shkonim me tre gola te ndeshja e kthimit. “, u shpreh Memelli.

Për sfidën e kthimit të datës 20 korrik, kuqeblutë pritet të dalin në fushën e lojës me një formacion ndryshe, ku sipas informacionit, tekniku Memelli ka rastin të reflektojë me riparimin e ndonjë zgjedhje jo shumë të mirëpritur në opnionin sportive në lidhje me ndërtimin e formacionit të ndeshjes së parë.

Në ndihmë të trajnerit kuqeblu mund të jetë edhe miqësorja e së shtunës me malazezët e Buduçnostit në “Loro Boriçi” me testimin e disa prej lojtarëve të stolit, kandidatë për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Migen Memelli, pas ndeshjes, Linfield FC-Vllaznia, e mbyllur me fitoren e vendasve, 3-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img