Sunday, May 5, 2024

(Video) Incidenti në derbin e futbollit femra, Tirana-Vllaznia.Presidenti i femrave, Lazër Matija, akuzon klubin bardheblu për organizimin

Lexo

Prej disa ditësh në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë po flitet shumë rreth incidentit të ndodhur në ndeshjen e futbollit të femrave, Tirana-Vllaznia. Në konferencën e shtypit dhënë mesditën e sotme në selinë e klubit të futbollit femra Vllaznia, presidenti kuqeblu, Lazër Matija fajëson klubin bardheblu për organizimin.

Sipas tij, ajo më kryesorja nës organiziminj e kësaj ndeshje nga ana e klubit tiranas, ishte mungesa e uniformave blu të policisë, pa lënë mënjanë këtu edhe ambientin e fushës sportive “Skënder Halili”, që linte për të dëshiruar, qoftë me terrenin ku u luajt ndeshja, por edhe mjediset e dhomave të zhveshjes.

Situata në fjalë po analizohet nga strukturat përkatëse të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që presidenti kuqeblu thekson se faktet në fjalë janë të dukshme se kush e ka patur përgjegjësinë duke e vënë theksin tek masat e dobëta organizuese të klubit Tirana që ishte pritës në këtë ndeshje.

Ndër të tjera, presidenti Matija, thekson se pavarësisht ngjarjeve më të fundit, por edhe të një klime jo pozitive edhe nga disa skuadra të tjera rivale, Vllaznia e futbollit femra është e vendosur të mos lëshojë, duke synuar titullin e 11-të kampion radhazi.

(Video) Prononcimi i presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija, për incidentin e ndodhur të shtunën e kaluar në ballafaqimin, Tirana-Vllaznia në futboll femra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img