Që prej ndeshjes së ditës së hënë kur Vllaznia luajti në transfertë me Bylisin ku fitorja 2 me 1 i kualifikoi kuqeblutë në Kupat e Europës, skuadra shkodrane është lënë pushim. Por, ndërkohë drejtuesit po punojnë për ndërtimin e Vllaznisë së re.
Sa i përket sezonit që u mbyll dhe pritshmëritë e atij të ardhshëm, është Ersin Hakaj, titullari më në formë tek Vllaznia e 2022-2023-shit, i cili komenton ecurinë e skuadrës duke pranuar oshilacionet që e zbehen luftën e Vllaznisë për fitimin e trofeve të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë.
Në vijim, Hakaj flet edhe për vete duke qënë i kënaqur me atë çfar i ka dhënë Vllaznisë në fushën e lojës, duke pranuar se në krahasim me të gjitha sezonet e mëparshme, përfshirë edhe karrierën tek Partizani dhe Teuta, ky i sivjetmi ka qënë më i miri për të.
Duke folur për Vllazninë e re, Hakaj ka besim tek presidenca se do të arrijë të ndërtojë një skuadër pretendete për titull, ndërkohë që beson edhe për një pjesëmarrje dinjitoze në ballafaqimet europiane të Conference League.
(Video) Intervistën e plotë me titullatin e Vllaznisë Ersin Hakaj mund ta ndiqni në kanalin zyrtar Veriut Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU