Saturday, July 27, 2024

(Video-Intervista) Optimizmi i kapitenit Ersin Hakaj: Jemi në rrugën e duhur, skuadra po kompletohet. Besoj shumë në kualifikimin e Vllaznisë në turin e dytë të Conferencë League

Lexo

Pas Drejtorit Sportiv Elvis Plori dhe trajnerit Migen Memelli, të cilët më herët vlerësuan proçesin e fazës përgatitore që Vllaznia po kryen në Bosnje-Hercegovinë, në të njëjtën linjë është edhe kapiteni kuqeblu, Ersin Hakaj.

Në prononcimin e dhënë për mediat, Hakaj shprehet i kënaqur për ecurinë e përgatitjeve, kushtet e afruara nga kampingu boshnja në Medjugorje, si dhe formën e duhur sportive që po merr skuadra nga dita në ditë.

Sipas Hakajt, që tashmë pas largimit të Gurishtës do të jetë ai shiriti i kuqebluve, një ndikim shumë pozitiv po luajnë edhe ndeshjet miqësore, të cilat e kanë ndihmuar skuadrën të kolaudohet në mënyrën më të mirë, si dhe nga ana tjetër, teknikun Memelli të testojë dhe projektojë formacionin e parë.

Përkundër komenteve fillestare të opinionit sportiv, që për hirë të së vertetes nuk ka qënë shumë bindëse, për Hakajn, trajneri Memelli duket se ka sjellë një frymë tjetër të punës në skuadër, e cila refletohet edhe tek dëshira dhe mobilizimi i futbollistëve për të bërë më të mirën e tyre në stërvitje si dhe në fushën e lojës, siç u pasqyrua edhe në dy ndeshjet miqësore, e para me fitore dhe e dyta barazim.

Në pritje edhe të ndonjë përforcimi tjetër që presidenti Xhaferi ka dhënë dakortësinë për të negociouar, Hakaj, shpreh bindjen e plotë që Vllaznia është në rrugën e duhur duke pasur objektiv parësor kualifikimin në turin e dytë të Uefa Europa Conferencë League.

(Video) Prononcimi i kapitenit kuqeblu, Ersin Hakaj për përgatitjet e Vllaznisë në Bosnje-Hercegovinë, si dhe objektivat në vazhdim).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img