Tuesday, April 23, 2024

(Video-Intervista) Trajneri i Veleçikut Haris Lika, fitoren ndaj Murlanit ia dedikon nënës së tij për ditëlindje

Lexo

Derbi shkodran, Murlani-Veleçiku ishte ndeshja më e rëndësishme e javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Dytë. Një sfidë shumë e dyluftuar që në përfundim nxjerrë fitues Veleçikun e Koplikut me rezultatin 1-2. Golat për koplikasit janë shënuar nga Bega dhe Banushaj, ku ky i dyti ishte supergol nga rreth 50 metra distancë, ndërkohë që për vendasit, të vetmin gol e shënoi Albi Shpuza.

Me këtë fitore, Veleçiku shkon në kuotën e 29 pikëve duke mbajtur vendin e tretë pas Orikut që kryeson me 32 pikë dhe Luzit 2008 në vend të dytë me 31 pikë.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Veleçikut, Haris Lika shprehet i kënaqur, jo vetem me fitoren, por edhe lojën e zhvilluar nga skuadra e tij duke premtuar fitore të tjera në vazhdim me objektiv kualifikimin në Kategorinë e Parë.

Në mbyllje, trajneri Haris Lika, ka edhe një dedikim për fitoren e derbit. Dedikim që shkon për nënën e tij, Afërdita Lika që kishte 55 vjetorin e ditëlindjes ditën e ndeshjes, për të cilën thotë se është tifozja kryesore për të. Sipas Harisit, gjatë të gjithë karrieres së tij sportive, mami Afërdita, siç e quan ai, ka një kontribut të veçantë me mbështetjen e saj në vite për të si dhe të vëllanë e tij më të madh, futbollistin e njohur dhe sot trajner, Gilman Lika.

“Dua të theksoj, se sot për familjen time është një ditë shumë e rëndësishme. Një tifoze e imja personale dhe një ndër njerëzit më të rëndësishëm, mami im sot ka ditëlindjen. Dhe, në pamundësi për t’i bërë sot një dhuratë, në mëngjes ia urova duke i kërkuar falje që nuk pata mundësi t’i bëj dhuratën për sot. Por, dhurata e saj më e madhe ishte padyshim futorja e sotme në derbi kundër Murlanit. Po shkoj me fitore sot në shtëpi. Një fitore të merituar plotësisht, dhe kjo besoj se do të jetë patjetër një dhuratë shumë e bukur për të.”, tha ndër të tjera trajneri i Veleçikut, Haris Lika. (Video: Intervista e trajnerit të Veleçikut Haris Lika, pas derbit, KF Murlani-Veleçiku 1-2)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img