Saturday, April 27, 2024

(Video) Ish boksieri, Roy Jones Jr. në Shkodër. 5 herë kampioni i botës, i ftuar VIP në Turneun Ndërkombëtar të Boksit. Konferencë shtypi e organizatorëve të Turneut

Lexo

Turneu Ndërkombëtar i boksit “Fists of Fire” që do të mbahet më 30 mars 2024 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës pritet të ketë në gjirin e tij emra të mëdhenj të boksit botëror. Një pjesë do të ngjiten në ring për të boksuar, ndërsa të tjerë janë shoqërues, trajnerë dhe specialistë pranë stafeve përkatëse.

Njëri prej tyre është edhe ish boksieri i famshëm amerikan, 5 herë kampioni i botës, Roy Jones Jr, i cili së bashku me boksieren Ikram Kerwat dhe trajnerin e saj, dhanë pasditen e së mërkurë një konferencë shtypi për median shkodrane. Konferencën e ka hapur, Mondi Ndou njëri prej organizatorëve kryesorë të Turneut, i cili duke bërë prezantimin e miqve është shprehur krenar që emra të tillë me famë botërore do të jenë pjesë e turneut ndërkomëtar.

Më pas, ka qënë vetë ish boksieri 5 herë kampioni i botës Roy Jones Jr, i cili pasi ka shprehur kënaqësinë që gjendet në Shkodër, në këtë qytet me tradita në sportin e boksit, i është përgjigjur interesit të medias duke bërë një përshkrim të karrieres së tij sportive.

Ndër të tjera, ai bëri të ditur se karriera e tij sportive ka zgjatur përmbi 30 vite, ku suseset e arritura ia dediton regjimit korrekt në jetën e përditshme dhe besimit në Zotin. Ndërkohë, ish kampioni i botës, duke shprehur falenderimet për ftesën e bërë nga organizatorët, vlerësoi qytetin e Shkodrës, mikpritjen dhe traditën e mirëfilltë që ka për sportin e boksit, çka e nxitë që të shikojë mundësinë e bashkëpunimit në vazhdimësi për të tjera aktivitetet të përbashkëta, jo vetëm në organizimin e turneve, por edhe në fushën stërvitore.

Me emocion është pritur ftesa për të boksuar në Turneun Ndërkombëtar të Shkodrës edhe nga ana e boksieres së njohur amerikave, Ikram Kerwat, e cila nga ana e saj ka një karrierë shumë të pasur sportive, ndërkohë që beson se do ta pasurojë edhe më një tjetër titull në këtë turne.

Në mbyllje, ka qënë përsëri orgaizatori Mondi Ndou, i cili ka garantuar se në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, mbrëmja e së shtunës do të jetë e veçantë për spektatorin, i cili krahas dueleve të forta në ring do të shijojë edhe spektaklin që ndërthuret me aktivitetin.

(Video) Konferenca e shtypit e shtypit të organizatorit të Turneut, Mondi Ndou, ish boksierit amerikan 5 herë kampioni i botës Roy Jones Jr, si dhe i boksieres kampione Ikram Kerwat, mund ta ndiqni të plotë në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img