Sunday, April 28, 2024

(Video) Edona Bilali futbolliste! Deputetja e Shkodrës takon futbollistët e KF Bashkimi dhe shënon një penallti speciale

Lexo

E kemi parë në profile të ndryshme, ku krahas polikës  dhe shërbimeve profesionale për qytetin e saj të lindjes, deputetja e Shkodrës, Edona Bilali, spikat edhe për pasionet e saj të hershme, për natyrën, detin dhe malin.

Por, kjo që do të shikoni në video është me të vertet një spikatje në fushën e sportit, që do ta kishin zili edhe vetë futbollistet e Vllaznisë kampione të Shqipërisë.

Në fakt, ka qënë një takim i përzemërt që deputetja shkodrane zhvilloi me futbollistët e vegjël të grupmoshave të KF Bashkimi, fëmij të cilët kryesisht janë nga zonat e rrethinave të Shkodrës, kryesisht të fshatit Bardhaj.

Një takim që zonja Bilali ka gjetur rastin t’i përgëzojë këto sportistë të vegjël për punën dhe arritjet që ato po korrin nën drejtimin e trajnerit Ervin Alushi, në kampionatet rajonale dhe kombëtare.

Falë natyrs së saj sportive që e karakterizon edhe në jetën e saj, Edona ka zhveshur petkun e deputetes duke marrë përsipër të shpalosë talentin e saj si futbolliste. Dhe, këtë e ka bërë  duke goditur një penallti special që shkoi direkt në rrjetë.

Kjo tregon, se nëse Edona, do të ishte angazhuar seriozisht me grupin e vajzave futbolliste të Vllaznisë, mund të kishte qënë një golashënuese tipike dhe rivale e denjë e Megi Doçit.

Por, më shumë se gjithçka, ishte takimi i ngrohtë që futbollistët e vegjël të KF Bashkimi që zhvilluan me deputeten, prej së cilës morën garancinë e mbështetjes në ecurinë e zbatimit të projekteve të ecurisë së tyre në fushën e sportit.

Në shenjë falenderimi, trajneri i KF Bashkimi, në emër edhe të të gjithë futbollistëve i dhuroi deputetes fanelen me numrin 9-të si dhe një top futbolli me firmat e futbollistëve. Urime futbollistëve të KF Bashkimi, dhe shpresojmë që penalltia e shënuar nga Edona Bilali të jëtë një ogur i mirë për fitore të tjera nga ana e tyre në kampipnat.

(Video) Pamje nga takimi që deputetja e Shkodrës, Edona Bilali zhvilloi me futbollistët e vegjël të KF Bashkimi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img