Saturday, October 12, 2024

(Video) Ish futbollisti kuqeblu Edmond Doçi, sot trajner me moshat, flet për situatën tek Vllaznia, elementin e ri, dhe pragndeshjen me Dinamon

Lexo

Oshilacionet  në ndeshjet e kampionatit kombëtar të Abissnet Superiore, kanë qënë në fokusin e analizës që ish futbollisti shkodran, Edmond Doçi, dhënë për Veriu Sport.

Si një futbollist i suksesshëm me kuqeblutë ku edhe ka fituar trofe, por edhe me përvojën e trajnerit të moshave, Doçi, prek disa prej pikave ku Vllanzia ka shfaqur dobësi.

Ndër të tjera, Doçi flet edhe për vemendjen që drejtuesit e stafit teknik si dhe ato të klubit Vllaznia duhet të kenë me elementin e ri duke u ndalur edhe tek tre 19 vjeçarët, Pusi, Zaganjori dhe Dodaj që luajtën kundër Egnatias, futbollistë këto që i ka pasur te Akademia Vllaznia.

Në vijim, Doçi, flet edhe për ndërrimin e stafeve teknike, largimin e dyshes, Memelli-Plori dhe ardhjen në drejtim të dyshes tjetër, Qatip Osmani-Tefik Osmani.

Duke foluar për ndeshjen e radhës, Doçi, beson në një kthesë të Vllaznisë, për të marrë marrë tre pikët e plota ndaj bluve dinamovitë.

Sfida, Vllaznia-Dinamo, e vlefshme për javën e 16-të të Abissnet Superiore do të luhet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00.

(Video) Prononcimi i ish futbollistit të Vllaznisë si dhe trajnerit të moshave, për situatën jo të mirë në kampin kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img