Saturday, July 27, 2024

(Video)Vllaznia U19 fiton klasiken me Tiranën. Vendos goli i Kevin Dodajt

Lexo

Vllaznia U-19-Tirana U19, 1-0(Shënues: Kevin Dodaj 36’)

Formacioni i Vllaznisë: Lekaj, Rroku, Selmani, Zaganjori, Shimaj, Dodaj, Brahimi, Kubazi, Halili, Hajdari, Gerbeti(U aktivizuan: Marashi, Hagrepi, Çelepija). Trajner: Vioresin Sinani

Java e nëntë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për Superligën e moshave U19, ka ballafaquar në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, Vllazninë U-19 dhe Tiranën U-19. Ashtu si edhe në prballjen e ekipeve të para të Superiores, edhe klasikja e futbollit shqiptar për moshat ka marrë vemendjen e tifozërisë shkodrane, por edhe të një grupi të ardhur nga kryeqyteti.

Një klasike për Superligën e 19 vjeçarëve që i paraprin klasikes tjetër që zhvillohet javën e ardhshme në kryeqytet mes ekipeve të para të kategorisë Abissnet Superiore. Dy ekipe që vetëm dy pikë i ndanin nga njëra tjetra, Vllaznia me 14 pikë dhe Tirana me 12, ku miqtë kërkonin tre pikëshin e përmbysjes për të kaluar mbi Vllazninë në renditje, ndërkohë që tre pikëshin e kërkonin edhe vendasit kuqeblu, jo vetëm për t’iu shkëputur Tiranës, por për të kapur Partizanin e kreut të renditjes.

Dhe, ndodhi kjo e dyta. Vllaznia fiton me rezultatin 1 me 0, falë atij goli mjeshtror shënuar nga Kevin Dodaj në minutën e 36-të të ndeshjes. Gol ky që konfirmon kështu formën shumë të mirë sportive që po kalon sulmuesi kuqeblu, i cili javën e kaluar pati debutimin e tij të parë me Vllazninë e madhe në transfertën e Rrogozhinës përballë Egnatias vendase.

Me golin e Dodajt mbyllet pjesa e parë me rezultain 1 me 0 për Vllazninë, ndërkohë që 45 minutat e dyta shoqërohen nga një lojë luftarake nga të dyja skuadrat. Miqtë nga Tirana insistojnë në shënimin e golit të barazimit, prapavija kuqeblu së bashku me portjerin Lekaj tregohet e kujdeshshme duke bllokuar të gjitha sulmit bardheblu.

Ndërkohë, edhe pse në avantazhi të një goli, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, nuk nguron të kërcënojë jo pak herë potën tiranase, madje në një moment, pas një faulli të marrë në depërtimin energjik të sulmuesit Xhoel Hajdari, është Kubazi që nga goditja e dënimit fërkon traversën e portës bardheblu.

Një pjesë e dytë me plot emocione, bukurinë e së cilës ia shtuan edhe brohoritjet e mbështetësve të Vllaznisë që disa momente përdoren e flakadanët duke të kujtuar derbin e të rriturve.

Vërshëllima e gjyqtarit Çela, e ardhur pas pesë minutave shtesë nga koha e rregullt, mban në fuqi avantazhin e Vllaznisë me rezultatin, 1 me 0. Fitore që krijoi atmosferë festive nga futbollistët dhe stafi teknik në fushën e lojës, si dhe në shkallët e stadiumit nag tifozëria kuqeblu.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia U19-Tirana U19, e fituar nga kuqeblutë me rezultatin 1 me 0, si dhe prononcimi pas ndeshjes, i trajnerit kuqeblu, Vioresin Sinani)  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img