Monday, April 29, 2024

(Video) Ish volejbollisti dhe ish trajneri i Vllaznisë, Adrian Mikopula, përcillet me respekt për në banesën e fundit nga komuniteti shkodran dhe më gjërë

Lexo

Komuniteti i qytetit të Shkodrës e më gjërë, përcolli me respekt mesditën e sotme për në banesën e fundit, ish volejbollistin dhe ish trajnerin e njohur, Adrian Mikopula.

I ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 60-të vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë që e mundonte gjatë dy viteve të fundit, Adriani la pas një karrierë të pasur sportive, si sportist dhe si trajner.

Fitimi i tre Kupave të Republikës me ekipin e të rriturve të Vllaznisë duke spikatur si një titullarët me peshë të formacionit kuqeblu me trajner Mark Grimcin, por edhe i trofeve të tjerë, përfshirë këto edhe ato si trajner i Vllaznisë, me kategorinë e të rejave dhe të rriturave, si dhe të rriturve, kanë lënë gjurmë në historinë e volejbollit shkodran në vite.

Pasionin për volejbollin ia transmetoi edhe vajzës së tij, Adma Mikopula, volejbolliste me Vllazninë, më pas me Skënderbeun ku fitoi trofe, si dhe me ekipin kombëtar kuqezi.

Është kjo arsyeja, që jo vetëm njerëzit e sportit, por edhe shumë tifozë dhe miq të tij në vite ishin të pranishëm në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit duke kujtuar me shumë respekt vlerat e Adrian Mikoplit, jo vetem si sportist, por edhe si qytetar dhe familjar shembullor.

(Video) Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të ish volejbollistit dhe ish trajnerit të Vllaznisë, Adrian Mikopula.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img