Friday, March 29, 2024

(Video) K/Bashkiaku shkodran Bardh Spahia, pret Vllazninë e futbollit të femrave, kampione kombëtare dhe mes 16-të më të mirave të Europës

Lexo

Suksesi i Vllaznisë kampione në futboll femra si dhe së fundmi kualifikimi në fazën e grupeve mes 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampioneve të Europës, është padyshim kryefjala e çdo shkodrani dhe më gjërë, Psi arritja e tyre është e para e këtij lloji në futbollin shqiptar, përfshirë edhe ato të meshkujve.

Ndaj, me të drejtë, skuadra kuqeblu, stafi teknik dhe presidenca është pritur mesditën e sotme nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. Takim, ku krahas përgëzimit dhe mirënjohjes për punën e  mirë dhe rezultatet tejet pozitive të arritura prej shumë vitesh, përfshi edhe kulmin e këtij sezoni, kryebashkiaku shkodran, Bardh Spahia përcolli edhe një lajm të mirë për futbollin shkodran, ndërtimin e një fushe të re futbolli me bar natyral në Postribë.

“Emocione dhe kënaqësi të takosh vajzat, stafin drejtues dhe presidentin e ekipit Vllaznia! Janë padiskutim krenari kombëtare dhe modele që nderojnë Shkodrën dhe Shqipërinë.

I përgëzova për arritjen historike që shënuan, duke qënë tashmë pjesë e 16 ekipeve më të mira të Europës. Kalendari i ka vënë përballë emrave të medhenj, por jam i bindur, siç edhe ju a shpreha, se do të bëjnë më të mirën dhe do të dijnë të na dhurojnë spektakël në fushë.

Mbështetja ndaj sportit do të jetë prioriteti im dhe ndava me vajzat kuqeblu edhe një lajm të mirë, pasi shumë shpejt nis ndërtimi i një fushe të re sportive në Postribë me bar natyral, e cila ngrihet sipas standarteve ndërkombëtare, falë bashkëpunimit me FSHF. Shënojmë suksese por edhe ndërtojmë modele të qëndrueshme, ky është dhe do të jetë përherë modeli ynë, pasi Shkodra mbetet shtëpia e futbollit shqiptar.”, shkruan pas takimit, kreu i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

(Video) Takimi i Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, me ekipin kampion të Vllaznisë në futboll femra, konkurues në fazën e grupeve të Ligës së kampioneve të Europës)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img