Monday, November 25, 2024

(Video) Karate-Lezhjania e talentuar, Mikela Skandaj, fiton 3 medalje të arta në Turneun Ndërkombëtar të Veronas. 13 vjeçarja dëshiron të garojë si kuqezi, nga Shqipëria nuk ka asnjë sinjal akoma!

Lexo

Mikela Skandaj, lezhjania që jeton në Itali me familjen e saj vazhdon të dhurojë spektakël në sportin e karatesë. 13 vjeçarja  e cila, gjatë vitit të kaluar ishte protagoniste e shumë sukseseve, fituese e disa medaljeve radhazi në turnetë ndërkombëtarë të Italisë, deri edhe nënkampione e Europës, i është përkushtuar maksimalisht këtij sporti.

Nën mbështetjen e vazhdueshme të familjes, dhe sidomos të babait, Angjelinit, i cili duke e shoqëruar në të gjitha garat që ajo zhvillon, është bërë si një trajner i dytë, pjesëmarrja e saj në garë do të thotë vetëm medalje.

Kështu ndodhi edhe sot në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Verona të Italisë, ku shqiptarja e Italisë, Mikela Skandaj, fiton tre Medalje të Arta. Dy prej tyre i përkasin konkurimit individual në disiplinën Kata dhe Kumite, dhe një tjetër në grup me ekipin e saj.

Turneu i Veronas është i dyti për vitin 2023, pasi atij të parit zhvilluar në Mantova të Italisë, aktivitet i vlefshëm për eliminatoret e kampionatit Italian të karatese, ku Mikela arriti të fitoi dy medalje të arta.

Mosha e saj e re, talenti që ajo po shfaq në veprimtaritë e ndryshme, dhe rritja e saj e dukshme nga gara në garë duke qënë fituese sistematikisht e medaljeve të arta, e kanë vënë shqiptaren nga Lezha në qëndër të vemendjes të opinionit sportiv Italian dhe më gjërë.

Për t’u theksuar është se në çdo sukses të sajin, Mikela, feston me flamurin shqiptar, flamur që sipas saj, ajo dëshiron ta përfaqësojë zyrtarisht në aktivitetet ndërkombëtare.

Portali, Veriu Sport, është ndalur gjatë në këtë temë, dhe do të vijojë ta bëjë edhe në vazhdim. Në prononcimet e dhëna për portalin tonë, vetë Mikela, por edhe familja e saj, dhe konkretisht i ati, Angjelin Skandaj, janë shprehur publikisht dhe zyrtarisht që janë gati që të përfaqësojnë Shqipërinë, dhe për këtë kanë pritur reagimin e strukturave përkatëse sportive dhe shtetërore.

Deri më tani, edhe pse realisht gjatë ditëve të shkurtit, ka pasur ndonjë telefonatë nga Tirana për Mikelen, realisht nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim. Ndërkohë, nga ana tjetër, duket se specialistët e karatesë italiane, teksa konstatojnë talentin e saj, e kanë ftuar në grumbullimet e këtij fillim viti.

I tillë ishte edhe ai i realizuar në Rovigo të Italise, për një trajnim të specializuar me mjeshtrat ndërkombëtarë italianë, ku në përfundim, Mikela morì dhe komplimentat e merituara që i japin një mundësi reale, që në të ardhmen,  ajo të zyrtarizohet me kombëtaren italiane. Megjithatë, edhe pse ftesa e kombëtares italiane është gati për Mikelen, ajo akoma nuk ka dhënë një përgjigje konkrete për autoritetet italiane, pasi, ajo dhe familja e saj, vazhdojnë të presin reagimin dhe përgjigjen nga Shqipëria, ku për momentin, nuk ka asgjë konkrete.

Në këtë mënyrë, nëse vertet do të vijohet me këtë indiferentizëm nga strukturat përkatëse shqiptare, nuk është çudi që shqiptaren, Mikela Skandaj, ta shikojnë të përfaqësojë kombëtaren italiane në kampionatet ndërkombëtare.

Apeli i Veriu Sport, është i qartë, komunikim dhe përshpejtim të veprimeve përkatëse me kampionen Skandaj, sepse çdo vonesë, bën që Shqipëria të humb një talente të sportit të karatesë!

(Video) Shqiptarja e Italisë, Mikela Skandaj, në turneun zhvilluar me 19 shkurt 2023 në Verona-Itali, ku fitoi 3 medalje të arta.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img