Friday, April 26, 2024

Egnatia-Vllaznia, 0-0. Trajneri rrogozhinas, Tetova: Skuadrat “Ranë dakord” për barazimin!

Lexo

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Egnatia-Vllaznia, e cila u mbyllë në barazim, 0-0, trajneri i Edlir Tetova, u shpreh i kënaqur me marrjen e një pike ndaj Vllaznisë që aktualisht po kalon një gjendje të mirë si ekip.  Megjithatë, duke folur për “Over Sport”, tha edhe atë, që skudrat “ranë dakord” që  ndeshje po shkonte në barazim të rezultatit.

“Ndeshja ishte sot me dy tablo. Një pjesë e parë shumë e mirë dhe e dyta me ritëm më të ulët nga ana jonë, një skuadër e tërhequr më shumë në mbrojtje. Por edhe në pjesën e dytë, sidomos në fillim, ishim afër golit me Fernando e Xhekson që goditi shtyllën. Në fund skuadrat “ranë dakord” që loja po shkonte drejt barazimit, por në kohën ku ndodhet kampionati, mendoj që një pikë është e vlefshme.

Normalisht ne kërkojmë apo përgatitim ndeshjen për tre pikët, ne ishim më afër, por ashtu siç shkoi ndeshja, sidomos në pjesën e dytë, mendoj që kishim kohën e presionit shumë me mangësi. Ishim gjithmonë ku na merrnin topin mes linjave lojtarët e Vllaznisë. Si shkojnë gjërat, jemi të kënaqur edhe me një pikë, se siç i kemi parë ndeshjet e fundit, Vllaznia po kalon një formë shumë të mirë. Do shohim ndeshjen e radhës.

Ekipi ka një ngërç, ka qenë gjithmonë një ngërç fusha në Rrogozhinë, shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të bëjmë më mirë. Mbrojtja po shfaq siguri më të madhe, jemi të kënaqur, sot mungoi topi vertikal dhe mes linjave. Do të shohim përpara dhe përmirësojmë gjërat që në ndeshjen e ardhshme”, u shprej, tekniku rrogozhinas, Edlir Tetova.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img