Që Ardit Krymi është bërë pjesë zyrtare e Vllaznisë, një gjë e tillë është bërë e ditur që mbrëmjen e djeshme përmes njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit.
Por, duke pasur parasysh peshën e rikthimit të këtij futbollisti në radhët e kuqebluve, klubi Vllaznia ka parapëlqyer që rikthimi i Krymit në radhët e skuadrës së qytetit të tij të shoqërohet me një videoklip.
Në vidioklipin e përgatitur nga fotoreporteri i klubit kuqeblu, Mikel Thepina, realizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku Vllaznia ka zyrat e veta, Krymi shikohet që menjëherë mbas firmosjes së kontratës të shfaqet duke pozuar në pistën e “Loro Boriçit”, teksa skuadra e zemrës është duke u stërvitur.