Friday, May 17, 2024

Euro U-19, finalja Portugali-Itali, në ekranin e RTSH-së

Lexo

Portugalia-Itali do të jetë finalja e Kampionatit Europian U-19, të dielën në orën 21:00, që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH. Skuadra e Milheiro mundi Norvegjinë 5-0 në gjysmëfinale, Vignato dhe shokët e tij mundën 3-2 Spanjën.

Të dy përfaqësueset janë përballur me njëra-tjetrën edhe në grupe(në ndeshjen e dytë të Grupit A) dhe skuadra e Milheiros mposhti kundërshtarin me një rezultat të thellë, 5-1. Është hera e tretë që Portugalia dhe Italia takohen në finale të Kampionatit Evropian.

Në 2003 fituan të kaltërit: rezultati përfundimtar ishte 2-0, Della Rocca dhe Pazzini ishin vendimtarë. Në vitin 2018, pas kohës shtesë, portugezët kishin epërsinë: 4-3 në minutën e 120-të. Në fushë ishin edhe Pinamonti, Scamacca, Zaniolo, Tonali.

Gjithsej janë tetëmbëdhjetë precedentë: nëntë fitore për Portugalinë, pesë për Italinë, katër barazime. Hera e fundit që të kaltërit mundën kundërshtarët e tyre ishte në një miqësore në vitin 2018, pastaj katër humbje radhazi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img