Friday, April 26, 2024

(Video) “Kopjon” Hakajn, mbrojtësi kuqeblu Geralb Smajli shënon për kombëtaren kuqezi në miqësoren me San Marino. KF Vllaznia e përgëzon publikisht

Lexo

Falë paraqitjeve shumë të mira të bëra në kampionatin e Superiors në përbërje të Vllaznisë, dy futbollistët e talentuar shkodranë, Rejan Alivoda dhe Geralb Smajli janë grumbulluar në kombëtaren U21 për dy ndeshjet miqësore ndaj ekipeve të San Marinos dhe Malit të Zi.

Në të parën, luajtur mbrëmjen e së mërkurës në San Marino, dyshja Alivoda-Smaji u aktivizuan titullarë në formacionin e parë duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Së bashku me kontributin e tyre në fushën e lojës, Shqipëria fitoi me rezultatin e pastër 0-3. Madje, Smajli ishte autor i një goli, atij të tretit që fiksoi fitoren e ndeshjes.

Ka qënë minuta e 38-të e ndeshjes, kur Smajli, pasi merr një top nga kolegët e tij në të majtë të sulmit kuqezi, depërton drejt zonës së kundërshtarit, aty ky mëngjërashi kuqeblu duket sikur “kopjon” kolegun e tij tek Vllaznia Ersin Hakaj duke gjuajtur me të djathtën dhe shënuar një gol identik siç e shënoi edhe Hakaj në ndeshjen e transfertës me Kukësin ku Vllaznia fitoi 0-1.

Paraqitja dhe goli i shënuar nga Smajli, është vlerësuar nga ana e drejtuesve të KF Vllaznia, të cilët nuk kanë hezituar ta përgëzojnë publikisht Smajlin si dhe futbollistin tjetër Alivoda për vlerat që treguan në ndeshjen miqësore të kombëtares U21 ndaj San Marinos.

“Futbollisti i ekipit tonë Geralb Smajli ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme miqësore të kombëtares U21 të Shqipërisë ndaj San Marinos duke qenë edhe autor i golit të tretë në minutën e 38-të, gol me të cilin është mbyllur kjo ndeshje në shifrat 3-0 në favor të ekipit tonë përfaqësues. Smajli ka depërtuar nga krahu i majtë dhe në hyrje të zonës, ka gjuajtur shumë bukur me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë. Në këtë ndeshje, me fanellën kuqezi ka luajtur edhe futbollisti tjetër i Vllaznisë Rejan Alivoda.”, shkruhet në njoftimin zyrtarë të KF Vllaznia.

(Video) Goli i shënuar nga futbollisti kuqeblu, Geralb Smajli në miqësoren San Marino-Shqipëri 0-3

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img