Friday, April 26, 2024

(Video) Liga Unike-Start i mbarë për trajnerin Fabian Gjuka në krye të Vllaznisë, mund Kamzën 85-79

Lexo

Vllaznia-Kamza Basket 85-79

(24:18, 27:21, 14:25, 20:15)

E enjte, 27 janar 2022, ora 19.00, Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Ari Toomer, Damian Bekteshi, Marsi Kruja, Antonio Shabani, Charleston Dabbs, Veton Gjeçaj, Redi Rakaj, Robert Shestani, Elion Memçaj, Mottethw Butler, Dovante Cooper, Rahsaan Williams. Trajner: Fabian Gjuka

Vllaznia dhe Kamza Basket u ndeshen mbrëmjen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e javës së nëntë të Ligës Unike në basketboll për meshkuj. Takimi në fjalë pritej me interes edhe për faktin se këto dy skuadra janë në garë për të fituar një biletë për finalen e Kupës së Shqipërisë. Madje, gjysëmfinalja Vllaznia-Kamza Basket ishte e projektuar të luhej të shtunën e kaluar, por për arsye të temperaturave të ulta si dhe situatës Covid-19 u shty për një datë tjetër.

Kësisoj, përballja e mbrëmshme për Ligën Unike, më tepër se sa rezultati, ishte në kuadrin e një testimi të të dyja skuadrave përpara kësaj sfide. Ndërkohë që, me jo pak rëndësi ishte për tu parë edhe debutimi në drejtimin e Vllaznisë i trajnerit nga Kosova, Fabian Gjoka, i cili ka vetëm pak ditë që ka marrë drejtimin e skuadrës.

Dhe, përfundimi ka qënë në favor të Vllaznisë, e cila e fitoi ndeshjen me rezultatin 85-79. Një fillim i mbarë ky edhe për trajnerin Gjuka, i cili gjithësesi, edhe pse duhet t’i gëzohet fitores së parë që në start të drejtimit me kuqeblutë,  në prononcimin e dhënë pas ndeshjes nuk ishte i kënaqur me lojën e skuadrës tij. Kjo për faktin, sepse pas një epërsie të plotë të dy periodave të para, të cilat Vllaznia i fiton respektivisht, 24-18 dhe 27-21 duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 51-39, skuadra e tij lëshon në perioden e tretë teksa e humb 14-25 duke bërë që miqtë nga Kamza që drejtohen nga trajneri shkodran Eni Llazani të barazojnë dhe të kalojnë madje edhe në avantazh.

Gjithësesi, ndërhyrjet e trajnerit Gjuka bëjnë që në perioden e katërt Vllaznia të kthehet në lojën e saj. Kështu, duke e fituar këtë periodë me shifrat 20-15 fiton edhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 85-79.

Kjo ishte fitorja e dytë e Vllaznisë në Ligën Unike, po aq sa ka edhe Kamza, ndërkohë që kanë të regjistruara nga shtatë humbje secila. Në aspektin teknik, dy lojtarët më të mirë të ndeshjes ishin Matthew Butler i Vllaznisë dhe Matthew Eldridge i Kamza Basket, të cilët respektivisht shënuan nga  22 dhe 24 pikë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img