Tuesday, May 7, 2024

(Video) Megi Doçi, feston 700-të golëshin e shënuar në karrieren e saj sportive. Bombarduesja e portave kundërshtare, flet pas fitores 2-1 ndaj Apolonisë

Lexo

Dëmtimi në ndeshjen e kombëtares së femrave Shqipëri-Irlandë e Veriut e luajtur pak ditë më parë në stadiumin “Loro Boriçi” ku ajo ishte në cilësinë e kapitenes kuqezi, e privoi të luante ndeshjen tjetër të radhës, atë në transfertë ndaj Hungarisë. Por, sot ndaj Apolonisë, për javën e tetë të Superligës së futbollit femra, Megi Doçi ka sakrifikuar shumë për të qënë në fushën e lojës.

“Vllaznia, për mua është ndjenjë, dhe doja të isha fushë për këtë ndeshje me rivalen Apolonia për të dhënë kontrubutin tim në arritjen e fitores. I kërkoj ndjesë kolegeve të fushës së lojës dhe stafit, pasi nuk isha në 100 përqindëshin tim”, tha Megi në prononcimin e dhënë për mediat menjëherë pas ndeshjes.

Ndërsa, sa i takon ndeshjes, ajo tha:”E nisëm mirë, shënuam golin e avantazhit shumë shpejt, më pas shpërdoruam shumë raste shënimi, ndërkohë që kundërshtari na barazoi, pasi edhe ato kanë dëshirë të luajnë sa më mirë dhe të fitojnë ndaj nesh, si çdo ekip tjetër që jep maksimumin ndaj Vllaznisë. Por, kjo nuk mjaftoi dhe e rëndësishme është që ekipi arriti të fitonte ndeshjen.”

Teksa fliste për mediat e pranishme, Megi Doçi, mbante në dorë një fanele kuqeblu me mbishkrimin: 700 gola, që vetë ajo e spjegon: “Janë 700 gola të shënuar nga ana e ime, patjetër që është emocion, fshihet shumë punë pas këtyre golave. Patjetër shumë mbështetje, nga shoqet e ekipit, nga stafi drejtues, nga stafi teknik. Patjetër që është emocion, dhe e rëndësishme është që këto rekorde të thyhen sërish”, përfundoi Megi Doçi, teksa shoqërohej me duatrokitjet dhe brohoritjet e tifozëve kuqeblu për sukseset e arritura deri më tani.

(Video) Prononcimin e plotë të Megi Doçit, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img